Kozeta Kurti tregon për TAR më shumë detaje rreth edicionit të gjashtë të “Albanian Pop-Rock”!

Silvia Tabaku
19/06/2022

Sot e ftuar në “Live From Tirana” ka qenë gazetarja Kozeta Kurti, e cila ka folur në lidhje me edicionin e gjashtë të “Albanian Pop-Rock”. Ky edicion vjen plot me risi por në fokus është rikthimi i këngëve epike dhe etnike të trevave të ripërpunuara në një stil modern dhe pop-rock.

Është elementi bashkëkohor avagard. Përveç zhanerit të rock-ut është edhe ajo nxitja e imja e parashikuar sesi mund të tingëllonte një këngë po të ishte e mundur që të shfaqej me gjithë rebelizmin më të mundshëm. Edicioni i gjashtë i “Albanian Pop-Rock ” ka gjithmonë tematika për të trajtuar, ndërkohë që kam menduar edhe sesi do të jetë edicioni i shtatë. Ka kaq shumë këngë dhe arsyeja kryesore bashkë me ekipin që po punojmë është se duhet të lëmë disa këngë të bukura. Duam që edhe të mbesin audio prej saj dhe të transmetohen në versionin radiofonik. Bashkë me ata që punojmë i kemi bërë shërbim fonetiksës shqiptare nga 150 deri në 160 këngë. Është interesante sepse do të dëgjojmë Aleksadër Gjokën që të këndojë “Na Leu Dielli” në versionin rock apo Mentor Haziri me “Buzë Valmore” apo me një duet të “Napoloni” me Irma Libohovën.

Cili do të jetë çelësi i këtij viti për këtë super edicion? E ke menduar sesi do ta bësh për vete audiencën?

I pari është repertori, ai është pika kyçe. Që të jem e sinqertë nuk e kam menduar kurrë sesi unë duhet të shkoj tek audienca, ajo duhet të vijë tek unë dhe tek secili nga ne. Nëse unë do të kisha vendosur që të shkoja tek audienca, atëherë unë do të isha si gjysma e gjërave që unë përqesh nga mëngjesi deri në darkë.

Për të zbuluar se cilët do të jenë artistët e njohur që do të jenë pjesë e “Albanian Pop-Rock” mjafton të klikoni këtu.

Më shumë