Pse Julia Fox zgjedh që gjithmonë të paraqitet çuditshëm në sy të publikut?!
Aktorja, modelja dhe autorja aspiruese e “The Uncut Gems”, Julia Fox mori pjesë në premierën e Festivalit Converse dhe Tribeca për debutimin e filmit të shkurtër regjisorial të mikeshës së vjetër Richie Shazam. Në tapetin e kuq, ajo foli për PEOPLE për gjithçka që ndodh në jetën e saj, nga marrja e rreziqeve dhe guximi i madh me veshjet e saj deri tek qasja e saj ndaj famës dhe ndarja me Kanye West.
Fox mbërriti në shfaqje e veshur me një bluzë të printuar 3D nga Artemisi, shoqëruar me një minifund të zi lëkure dhe me eyelinerin të zi në formën e një harku të madh, të vizatuar si një krah të rrumbullakosur mbi vetullat e saj. Siç u zbulua edhe në Instagram Story, ajo mori një Citi Bike elektrike në event.
Shazam krijoi dokumentarin autobiografik “Savitree” për jetën e saj, duke u shfaqur si transgjinore dhe për gjetjen e familjes së saj të zgjedhur, e cila përfshin edhe Fox në qytetin e Nju Jorkut.
Ne kemi qenë të pandarë për më shumë se 15 vjet. Për mua, ky film nuk ka të bëjë vetëm me festimin e vetes dhe të punës sime, por edhe për njerëzit që më mbajnë të bashkuar në të mirë dhe në të keq.
Në lidhje me dokumentarin “Svitree”, Julia u shpreh se:
Kur diçka i ndodh Richie-t, ndihem sikur po më ndodh edhe mua, kështu që ndihem sikur është historia e gjitha e jona. Në një intervistë në tapetin e kuq, Fox foli edhe për librin e saj të ardhshëm, ndarjen nga Kanye West, amësinë dhe gjithçka tjetër.
Kujtojmë gjithashtu se ajo ka veshur edhe herë të tjera disa krijime të saj të cilat i quan ‘guxim’ sepse të guxosh sipas saj është mjaft e rëndësishme.