Sa herë që shkoni me pushime, është shumë e rëndësishme të fikni disa pajisje në shtëpi për të mos shkaktuar dëme. Është më mirë të siguroheni që gjithçka të jetë mirë dhe e sigurt gjatë gjithë pushimeve. Disa pajisje mund të prishen, disa ende konsumojnë energji elektrike edhe pse nuk punojnë, ndërsa të tjerat mund të shkaktojnë probleme. Edhe nëse qëndroni me pushime vetëm për disa ditë, është e rëndësishme të hiqni disa pajisje nga priza.
Pajisjet që duhen hequr nga priza:
1. Modemët dhe pajisjet që kanë një karikues
Telefonët celularë, konzolat e lojërave, laptopët, modemët, ruterët dhe të gjitha paisjet që kanë karikuesin e tyre shtesë duhet të shkëputen nga priza, përndryshe mund të ndodhë një mosfunksionim.
2. Pajisje të vogla shtëpiake
Blenderët, tostierët, kazanët, të gjitha pajisjet me kohëmatës mund të jenë potencialisht të rrezikshme kur nuk jeni në shtëpi. Kjo është arsyeja pse është më e sigurt t’i fikni ato.
3. Pajisjet që kontrolloni me telekomandë
Të gjitha pajisjet që kontrolloni nga distanca nuk janë vërtet të fikura dhe të sigurta derisa të ndërprisni furnizimin me energji elektrike. Gjithashtu, para pushimit, duhet të fikni valvulën kryesore të ujit për t’u mbrojtur nga përmbytjet e mundshme.
Ndërkaq, vjedhjet janë zakonisht krime që ndodhin në bazë të mundësive. Një hajdut është një i huaj dhe e vetmja gjë që ata dinë për vendin tuaj është se është një objektiv i lehtë. Studimet tregojnë se shumica e vjedhjeve zgjasin nga 90 sekonda deri në 12 minuta dhe ndodhin midis orës 10:00 dhe 15:00. Ndërsa jeni larg me pushime, dritaret e hapura në një ditë të nxehtë vere ose një derë e hapur mund të jetë gjithçka që duhet për hajdutët. Për fat të mirë, ju mund të përdorni disa këshilla ekspertësh për të mbajtur larg hajdutët dhe për të mbajtur familjen dhe gjërat tuaja të sigurta.