Mësimet më të mëdha të stilit për këtë muaj!

Marisa Karabeci
28/06/2022

Çfarë mësimesh stili mund të mësoni këtë muaj? Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar.

1. Veshja e ‘çuditshme’ e AJ Tracey

Ne shpesh flasim me terma hipotetikë se çfarë duhet të vishni në një hapje galerie. Këtu, në rastin e AJ Tracey që merr pjesë në ekspozitën verore të Akademisë Mbretërore të Londrës, ne kemi një rast studimi të rrallë në botën reale. Pra, çfarë mësimesh mund të marrim? Një pallto Burberry dhe një palë Nike Dunks janë të vlefshme. Shikoni se si kombinohen ngjyrat e bluzës polo me pallton, atletet dhe pantallonat për të krijuar një super pamje.

2. Guximi në stil i Nic Kaufmann

Nic Kaufmann shkëlqen teksa ka veshur një xhaketë super të gjerë, një palë këpucë të zeza dhe pantallona të gjera blu. Vetëm shikoni sa super stil duket.

3. Dekolteja e Tanner Reese

Dekolteja e meshkujve ka fituar një vëmendje të paprecedentë muajt e fundit dhe nëse është dikush që do të merrnim këshilla stili nga kjo pjesë, është padyshim Tanner Reese. Modeli dhe influencuesi me bazë në NYC është pa lesh në gjoks mbi të gjitha. Këmisha e hapur Prada që veshi në shfaqjen SS23 të markës italiane në Milano, të cilën e kombinoi me pantallona të shkurtra fildishi, çorape të gjata, një palë këpucë Derby prej lëkure të lëmuara dhe shumë bizhuteri. A nuk duket super stil?!

4. Truku stilistik i nënvlerësuar i Samuel Hine

Samuel Hine ka zënë një vend të lakmuar në listën tonë të mësimeve të stilit këtë muaj me anë të një aksesori të nënvlerësuar mjerisht siç është shamia. E veshur kombinuar me kostumin e zi, bluzen e bardhë dhe këpucët Derby me taban të trashë, shalli i mëndafshtë injekton një ngjyrim të gëzueshëm por delikate ngjyrash dhe një hije të papritur të botës së vjetër.

5.Një stil unik si Jeff Goldblum

Jeff Goldblum di të tërheqë vëmendjen gjithmonë ndaj pak detajeve të dukshme në veshjet e tij. Vini re, ju lutem, syzet e diellit të bardha fantazmë në dorë për të kompletuar veshjen.

6.Veshjet shumëngjyrëshe të Yilmaz Aktepe

Yilmaz Aktepe duket super stil i veshur me një këmishë me mëngë të shkurtra me printe, me një çantë mustardë të vogël dhe pantallona lejla. Shumë ngjyra nuk i bëjnë askujt dëm.

7.Veshje komplet me mjellma

Ky zotëri japonez është një personazh i famshëm për të qenë i famshëm. Pamja e tij e zbukuruar me mjellmë nga koka te këmbët është fantastike. Mjellmat duken mjaft të ëmbla në këto pantallona dhe xhaketë. Më pëlqen një përshtatje e apasionuar pas natyrës.

Më shumë