Megan Fox zgjedh stilisten Nensi Dojaka për të shkëlqyer në premierën e dokumentarit të Machine Gun Kelly!

Anja Dervishi
29/06/2022

Që shumë artistë shqiptarë po korrin sukses nëpër botë kjo është pak por e sigurt. Në të gjitha fushat emrat e shqiptarëve po vlerësohen çdo ditë e më shumë . E së fundmi një tjetër vajzë po na bën tejet krenarë dhe nuk ka të bëjë aspak me muzikën, por me stilin dhe modën. Bëhet fjalë pikërisht për stilisten Nensi Dojaka, e cila la Tiranën për Londrën dhe u kthye në një fenomen të modës brenda pak kohësh në London Fashion Week.

Nensi sa vjen e po bëhet më e preferuara nga vajzat e showbiz-it. Në Tribeca Festival 2021, Emily Ratajkowski zgjodhi pikërisht stilisten tonë dhe veshja e saj në atë event e bëri supermodelen amerikane të shkëlqejë e gjitha veshur me një fustan të zi asimetrik.

Nensi gjithashtu ka stiluar veshjen e aktores shumë të njohur Sophie Turner, një arritje shumë e madhe për të gjithashtu. Nëse mendonit se suksesi i Nensit mbaron me këto emra e keni gabim. Në eventin më të përfolur të MTV VMA stilistja mund të themi me plot gojë që na mahniti të gjithëve me kostumin tepër të veçantë që stiloi për një ndër modelet më të përfolura të momentit, Bella Hadid.

Tashmë një tjetër yll ndërkombëtar e ka zgjedhur Nensi Dojaka-n si stilisten e saj. Megan Fox shkëlqeu në paraqitjen e saj të fundit teksa mbështeti të fejuarin e saj Machine Gun Kelly në premierën e dokumentarit të tij të Hulu “Machine Gun Kelly’s Life in Pink” në New York. Ylli i “Jennifer’s Body”, kishte zgjedhur që flokët e saj brune t’i kthente në një nuancë bionde me hije rozë dhe dukej si një kukull e vërtet Barbie. Fox kishte veshur një fustan ngjyrë rozë me rripa.

Më shumë