Keni probleme me gjumin këto ditë përvëluese?! Ja disa këshilla si ta zgjidhni këtë problem!

Marisa Karabeci
02/07/2022

Me siguri keni filluar të ankoheni për temperaturat e larta dhe gjumin e parehatshëm. Kur zgjoheni në mëngjes jeni të lodhur dhe pa gjumë?! Nuk keni pse të shqetësoheni më, mjafton të ndiqni këto 9 këshilla.

1.Përpiquni të jeni të qetë

Vetëm mendimi se është shumë vapë ju bën të mos flini, ju nervozon së tepërmi. Prandaj shmangini këto mendime dhe pranojeni vapën si diçka normale.

2.Bëjeni krevatin tuaj sa më të freskët

Para se të shtriheni për të fjetur vendosni çarçafin dhe jastëkun në një qese në frigorifer. Ato do të jenë të freskëta dhe do t’ju sigurojnë një gjumë të qetë.

3.Vishni rroba pambuku

Zgjidhni pizhame pambuku dhe jo poliestër, saten apo mëndafsh. Kjo pasi pambuku lejon qarkullimin e ajrit.

4.Investoni në pajisje freskuese

Një kondicioner apo pajisje freskuese elektrike ju ndihmojë që të freskoni dhomën dhe të bëni një gjumë të qetë.

5.Mos konsumoni ushqim para se të flini

Për një gjumë më të qetë, mos konsumoni asgjë për të paktën 2 orë para se të flini. Gjithashtu tregohuni të kujdesshëm me sasinë e alkoolit.

6.Zgjidhni me kujdes materialin e mbulesave të krevatit

Si për veshjet edhe mbulesat e krevatit duhet të jenë të një materiali pambuk dhe të freskët.

7.Konsumoni sa më shumë ujë

Mbani një gotë ujë tek komodina, në mënyrë që ta konsumoni sa herë keni nevojë.

8.Bëni një dush freskues

Bëni një dush para se të shtriheni për të fjetur, i cili do t’ju freskojë dhe ndikojë në gjumin tuaj. Shmangni dushin me ujë shumë të ftohtë, pasi ka efekt të kundërt dhe ju zgjon.

9.Shmangni zhurmat

Stina e verës bën që të ketë më shumë aktivitete dhe zhurma jashtë, duke bërë që ta keni të vështirë të flini. Përdorni tapa veshësh për të shmangur zhurmën.

Më shumë