Si duhet të vishemi këtë verë?! Për këtë e shumë të tjera na flet për TAR stilistja Enxhi Valteri!

Marisa Karabeci
02/07/2022

Sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishte stilistja Enxhi Valteri për të na folur rreth trende-ve të veshjeve këtë verë. Si duhet të vishemi këtë sezon?

Nëse flasim për materialet më të rëndësishmet janë linotë, është perfekti dhe ideali por jo të gjitha vajzat e kanë në stilin e tyre. Na mban praktike më shumë se sa një veshje e ngushtë që do të na sjellë vapë.

Stili veror çfarë nënkupton?

Stili është individual, mund të dalin shumë trende por nuk do të thotë që të përshtatesh më të gjitha. Ka vajza qe e gjejnë veten te stili over size, disa te stili sensual. Veshja është karakter në fund të ditës.

Si ka evoluar e veshura në verë e vajzave dhe djemve?

Nga mediat sociale, nga teknologjia ka një progres të frikshëm për mirë edhe nga femrat edhe nga meshkujt. Meshkujt nuk e kishin tendencën të ishin IN, sot janë super trendi. Kemi një mendjehapësi për të gjetur veten, stilin tonë. Instagrami është shumë vizionar dhe na ndihmon, na hap horizontin, edhe me përhapjen e blogereve që na influencojnë që të jemi më IN.

Ngyrat më në modë?

Kontrastet e forta, portokallia e fortë. Unë jam lodhur në fakt me këto ngjyra dhe këtë verë jam totalisht neutrale. Anoj tek bezha, e verdha, e zeza.

Çfarë të veshësh në një takim pune?

Një gjë praktike, të rehatshme dhe brenda kornizës. E zeza të tregon me karakter dhe personi që të ka përballë ka kuriozitetin për të ditur më shumë rreth teje.

Një drekë familjare?

Unë jam tip që vesh taka gjithmonë por varet dhe nga vendi. Të jenë taka që të përshtaten me orarin. Kombinuar me ndonjë ndonjë fustan, kostum, këmishë apo xhinse gjithmonë duke e përshtatur me vendin.

Një drekë me shoqërinë por që dua të bie në sy?

Fustan me kurrizin jashtë dhe do biesh në sy.

Diçka për të kthyer kokat njerëzit?

Pink valentine, kostum lino, portokalli e fortë, këmishë over size me disa aksesore dhe e more vëmendjen.

Ne një darkë verore?

Flokët e lagura, te veshja mbase një gjë saten minimaliste alla Channel në stil, një palë doreza të holla, je sensuale dhe e bukur.

Dua të dukem serioze por të kem të veshur njëkohësisht diçka verore?

Kostum të çdo lloj materiali dhe të lëvizim me aksesoret, me sandale me rripa, të bëjë ate kontrastin. Je IN, verore dhe serioze.

Kush nga personazhet e showbiz-it po mban fronin si e veshura më mirë këtë verë?

Për pjesën e veshjes është Dafina Zeqiri dhe Era Istrefi sjellë risi, personazh që di të vishet. Do të veçoja Elvana Gjatën, Dhurata Dorën, edhe Ronela Hajatin. Ronela sjellë gjithmonë risi. Xhensila Myrtezaj ka një progres në stil, ka bërë super linja dhe më pëlqen. I shkon ky stili i lirshëm, pak më over size se sa i ngushti fare. Ka vajza të showbiz-it që bëjnë gabime në të veshur por shumica po paguajnë kurator imazhi.

Projektet e ardhshme të Enxhit?

Së shpejti do të vijë me një koleksion dhe shpresoj shumë t’ja dalë. Do të punoj fortë dhe mendoj që do arrijmë diku.

Më shumë