E dimë që gjëja e parë që ju shkon në mendje të konsumoni këto ditë të nxehta është birra por duhet të dini diçka!
Konsumimi i birrës është i zakonshëm në çdo bar apo restorant në mbarë botën, sidomos gjatë verës. Për të shoqëruar ushqimin në çdo kohë të ditës, birra është gjithmonë e përshtatshme. Po flasim për një pije të pasur me vitamina, proteina dhe antioksidantë. Në fakt, disa studime sugjerojnë se konsumimi i birrës ka përfitime për shëndetin kardiovaskular dhe të kockave. Por, gjithmonë flasim për konsum të moderuar dhe të përgjegjshëm, brenda një diete të ekuilibruar.
Pavarësisht kësaj, birra nuk është një pije e përshtatshme për të gjithë. Nisur nga patologjitë dhe gjendjen shëndetësore të çdo personi, ka disa profile njerëzish që duhet të shmangin konsumimin e saj për shkak të efekteve negative që do të kishte. Siç shprehet shefi Jonathan Kung në një prononcim për “Eat This”, personat e parë që duhet të shmangin konsumimin e birrës janë diabetikët.
Birra mund të shkaktojë me shpejtësi një rritje të sheqerit në gjak.
Në këtë listë përfshihen edhe personat mbipeshë. Kung shpjegoi se, për njerëzit me mbipeshë, konsumimi i birrës nuk rekomandohet dhe kjo pije duhet zëvendësuar me ujë. Për personat me probleme me stomakun, konsumimi i birrës gjithashtu nuk rekomandohet, pasi birra mund të shkaktojë fryrje, gazra, diarre dhe ndonjëherë dhimbje barku. Së fundmi, konsumimi i birrës duhet të shmanget edhe nga personat me probleme me mëlçinë:
Birra është alkool i cili, kur metabolizohet nga një mëlçi tashmë e irrituar, mund të përshpejtojë më tej dëmtimin e saj.
A keni hapur ndonjëherë një shishe birre, e keni hedhur në një gotë transparente dhe e keni lënë në diell, më pas jeni kthyer për ta marrë dhe keni kuptuar që shija nuk është më e njëjta? E gjitha kjo nuk ndodh pa arsye. Kjo shije e çuditshme është në të vërtetë nga një përbërje kimike që mban erë të ngjashme sikur ta kishin prodhuar qelbësit. Madje Chuck Skypeck nga Shoqata e Prodhuesve të Birrës, e cila menaxhon birrari për 21 vjet, tha se shkaku i procesit që ndikon në ndryshimin e shijes së birrës nuk u kuptua deri në vitet ’60 të shekullit të kaluar.