Tualeti i përsosur për ta kombinuar me veshjet ngjyrë të bardhë të sezonit të verës!

Anja Dervishi
13/07/2022

Një element bazë shumëvjeçar i stilit veror, e bardha është kanavacë e përsosur për pothuajse çdo gjë. Por si ta kombinojmë atë më së miri me tualetin tonë? Danielle Fox na zbulon rregullat më pak të njohura të bukurisë që duhen zbatuar kur vjen fjala tek nuanca e modës më e spikatur në sezonin e verës.

1. Një kthesë drejt buzëve të kuqe

Këmishë e bardhë + buzë të kuqe është një kombinim si në parajsë. Dhe nëse ju pëlqen ideja e buzëve të kuqe me shkëlqim, zgjidhni një vaj buzësh të prodhimit të fundit. Të jep gjithë magjepsjen e buzëve të kuqe pa krijuar atë ngjitjen bezdisëse, duke ju dhënë një pamje klasike plus, një prekje të bukur me shkëlqim. Mund ta përdorni në tre mënyra. Së pari, me prekje delikate, duke përdorur gishtat për të shtypur dhe përhapur me furçë vajin. Ose, për një ngjyrë më të dukshme, aplikojeni dy herë për të pasur buzë të buta. Dhe duke ardhur tek pjesa më e habitshme, vendoseni atë si një shtresë të sipërme mbi buzëkuqin tuaj të preferuar të kuq për të shtuar një pamje paksa dramatike.

2. Qerpikët e gjatë nuk do të dalin kurrë nga moda

Ka diçka të habitshme tek sytë me qerpikë të kthyer, të përkryer e të gjatë, por mund të jetë një sfidë nëse nuk keni mjetet dhe produktet e duhura. Ashtu si flokët tuaj, qerpikët gjithashtu mund të jenë të prirur për t’u këputur dhe për të rënë, kështu që çelësi është hidratimi dhe përkujdesja. Ashtu siç do të përdornit një trajtim të mirë me balsam për flokët, ju mund të bëni të njëjtën gjë për qerpikët tuaj. Teksa nuk premton rritje, ne kemi parë një ndryshim të dukshëm në forcën dhe shkëlqimin e qerpikëve kur përdorni vazhdimisht vaj qerpikësh gjatë natës. Dhe nëse e shoqëroni me një primer për qerpikët tuaj, ai do të sigurojë një sipërfaqe të përkryer ngjitëse për aplikimin e rimelit, duke ju dhënë menjëherë qerpikë më të trashë. Ju premtojmë se ia vlen ky hap shtesë. Së fundi, ju duhet vetëm t’i hidhni një sy furçës së rimelit për të ditur efektin e duhur tek qerpikët – kështu që përdorni një furçë kompakte, me qime të forta për të arritur ndarje dhe definicion të jashtëzakonshëm.

3. Ngjyra metalizzato që funksionon për të gjitha tonet e lëkurës

Nuancat e metalizzato-s janë gjithmonë një ide e mirë, por trendet e reja nuk janë aq të theksuara këtë sezon, por me ngjyrë rozë të artë që është nuanca e spikatur e verës. Nëse jeni nervoz për këtë tendencë, ngushëllohuni me faktin se kjo është një nuancë gjithëpërfshirëse që ka përzierjen e duhur të ngrohtësisë. Ngjyra rozë e artë ju bën pamje të ngrohtë dhe sikur jeni të nxirë nga dielli, pavarësisht nga toni i lëkurës tuaj. Plus, për shkak se nuk është aq dramatik sa ngjyrat metalizzato më të theksuara, është një pamje që mund ta aplikoni në të gjithë pjesën e syve. Përdorni një furçë të vogël për të aplikuar fillimisht ngjyrën e përzgjedhur, më pas përhapeni drejt skajeve.

Më shumë