Shapkat me stil, çfarë të duhet patjetër këtë verë!

Anja Dervishi
15/07/2022

Siç do të sugjeronte dhe vetë emri i tyre, shapkat e ‘plazhit’ u krijuan fillimisht për komoditet. Por si u ngrit emri i tyre dhe u bënë kaq të famshme dhe të preferuara nga të gjithë?! Të dashura për rehatinë që të ofrojnë dhe që mund t’i veshësh thuajse me çdo gjë, me një kostum sportiv, me xhinse, si dhe shtojnë një pamje mjaft elegante dhe shumë stil edhe fustaneve tuaja.

Ato janë tashmë një domosdoshmëri në gardërobën tuaj dhe do të gjejnë një vend të përhershëm në koleksionin tuaj të këpucëve që keni në shtëpi. Marka e famshme Bottega Veneta ka rikrijuar formën minimaliste këtë sezon duke shtuar stampime, dizajnin dallues me thurje të markës. Ndërsa Gucci është bërë tashmë mjaft i famshëm për ‘logo mania’, të fiksuar pas logos. Ose hidhini një sy modeleve të Balenciaga-s për versionet elegante dhe minimaliste të këpucëve kult me një taban unik. Me sezonin e pushimeve që është shumë pranë nesh, një gjë është e sigurt: nëse jeni duke u nisur për pushime në plazh apo një fundjavë në qytet, asnjë valixhe nuk është e plotë pa një palë të tilla.

BOTTEGA VENETA

£250.00

GUCCI

£408.33

KHAITE

£258.33

BALENCIAGA

£380

ALEXANDER MCQUEEN

£191.67

GUCCI

£241.67

BURBERRY

£391.67

PORTE & PAIRE

£162.50

Më shumë