Trend-i i këtij sezoni, ju prezantojmë me 4 aksesorët më stil të flokëve!

Marisa Karabeci
01/08/2022

Nga rrethat luksoz dhe shallet e spikatura, zbukurimet e mrekullueshme të flokëve po ‘kthejnë kokën’ këtë sezon. Malena Harbers ju zbulon më shumë në këtë artikull. Gama e fundit e aksesorëve të flokëve është më e bukur dhe më e guximshme se sezonet e kaluara. “Pas pandemisë, ne të gjithë duam të dalim dhe të festojmë”-thotë parukierja e famshme Zoë Irwin. Por, pavarësisht lulëzimit të tyre në dukje, këta aksesorë nuk kërkojnë një model flokësh me rregullim ose përgatitje. Këtu, Irwin na jep një shpjegim se si t’i stilojmë ato…

1.Fjongo me përmasa të mëdha

“Mund ta vendosni në mënyra të ndryshme.”- thotë Irwin. “I përdorur për të siguruar flokët lart dhe prapa në anën e kundërt është një deklaratë e vërtetë dhe e mrekullueshme për klimat e nxehta.” Nëse keni flokë të imët, përgatitja është thelbësore për këtë pamje. Spërkatini flokët me Sam McKnight’s Easy-Up përpara se t’i tërhiqni lart. Nëse keni flokë shumë kaçurrelë një stil gjysmë lart, gjysmë poshtë funksionon më së miri. “Tërhiqeni pjesën e sipërme dhe lërini kaçurrelat të rrjedhin lirshëm poshtë.”

2.Rrethat e kokës

Tekstura të pasura, satenike; të zbukuruara ose të ngopura me perla. “Për secilin version, thjesht tërhiqni flokët prapa dhe vendoseni sipër kokës”- thotë Irwin. Ato janë ideale nëse jeni në plazh ose buzë pishinës për të përmirësuar menjëherë flokët e lagur, të njomur nga dielli dhe kripa.

3.Aksesorët si krehëri

“Mbajini ato në çantën tuaj kur keni nevojë të bini në sy apo të dukeni sa më stil por në të njëjtën mënyrë për të mbajtur flokët tuaj në vend në vapë”. “Ndani një bisht në dy ose tre pjesë dhe rrotullojini fort. Mbështilleni çdo pjesë rreth bazës së bishtit dhe sigurojeni me aksesorin krehër. Për flokë më të shkurtër, krijoni një mini bisht dhe vendosni aksesorin në njërën anë”.

4.Shall koke

Qoftë me një print të theksuar, ose me model të ndezur, ka më shumë kur bëhet fjalë për këtë aksesor të gjithanshëm. “Mbajeni shallin të mbështjellë rreth gjithë kokës”-thotë Irwin. “Për një atmosferë po aq të guximshme, verore, gërshetoni një bisht të ulët për ta mbajtur atë të hijshëm dhe me shkëlqim.” Irwin thekson se është i shkëlqyeshëm për flokë të hollë pasi shalli shërben për të zmadhuar gërshetin. Kini parasysh që flokët tuaj mund të duken të thatë pranë çdo aksesori në një teksturë luksoze si mëndafshi ose kadife. “Përdorni një llak flokësh me shkëlqim të lartë në vend të një vaji ose serum shkëlqyes për të siguruar që flokët të qëndrojnë mirë,”-shton Irwin.

Më shumë