Ngjyra pink, një shekull i stereotipeve të ‘rënda’ gjinore e ka ngarkuar atë me disa ‘bagazhe kulturore’ që ka qenë e vështirë për t’u zhvendosur. Por në thelb është një ngjyrë si çdo tjetër dhe këtë verë më në fund ka mbërritur në botën e orëve. Këtu në këtë artikull janë pesë modele unisex që ‘përqafojnë’ ngjyrën rozë dhe le t’ju njohim me to:
1.NOMOS Glashütte Club Campus 38
Ashtu si tranzicioni në një film të shkollës së mesme, kur një personazh i çuditshëm heq syzet e tij ose të saj për t’u shfaqur krejtësisht ndryshe, të njëjtën gjë ka bërë edhe NOMOS dhe neve na pëlqen. Kjo orë e veçantë dhe plot stil dallohet edhe për përzierjen e numrave arabë dhe romakë.
2.Oris Divers Sixty-Five
Një nga tre modelet prej bronzi me numra pastel që Oris i quan koleksioni ‘Cotton Candy’. Ky Divers Sixty-Five ‘ngatërron’ pritshmëritë duke kombinuar një ngjyrë të ëmbël si sakarinë me një ngjyrë bronz. A nuk ju duket fantastike?!
3.laCalifornienne Daybreak
laCalifornienne është ndoshta më e njohura për rripat e saj prej lëkure me vija por gjithashtu prodhon ora, të ndikuar nga klasikët e gjithanshëm si Cartier Tank. Kjo orë është një ndërthurje e stilit të viteve ’60 me vitet ’80.
4.TOM FORD Timepieces 002
Ora në vetvete nuk është rozë. Megjithatë, rripi rozë përcakton karakterin e tij. Le të themi se është diku midis rozës së errët dhe ngjyrës së purpurt të plotë. E përkryer për t’u vendosur gjatë pushimeve.
5.Unimatic Modello Uno
Seria Modello Uno e Unimatic është e strukturuar me tekst të lehtë dhe grafike të markës. Në këtë orë humbasin edhe shënuesit. Është një dizajn çelik inox i veshur me të zezë me rezistencë ndaj ujit, kalibër automatik Seiko NH35 brenda dhe një rezervë energjie 41 orëshe.