Burri pas një xhakete…/Disa fakte që duhet të dini rreth stilistit legjendar, Giorgio Armani!
Një nga figurat më të rëndësishme të modës si Giorgio Armani, i cili edhe gjatë pandemisë ndërmori disa iniciativa humane, së fundmi ka marrë një titull nderi nga Italia dhe presidenti Matarella. Ndërkaq, njihuni me disa fakte që nuk i dinit mbi Giorgio Armani…
Burri pas një xhakete
Perandoria e ngritur mbi xhaketën dhe kostumet e burrave, evoluoi duke u kthyer në markë botërore me qindra dyqane dhe duke e renditur si stilistin më të pasur.
Mjeku që u bë stilist
Moda nuk ishte zgjedhja e parë; para dizajnimit të veshjeve, studioi mjekësinë. Giorgio Armani braktisi shkollën e modës, për të shkuar ushtar. Pasi punoi si shitës, ai startoi biznesin e tij në vitin 1975, me lekët që shiti makinën e tij V.W Kafer.
Dedikuar burrave
Koleksioni i parë ndryshoi stilin e meshkujve me gamën e ngjyrave neutrale. Ka realizuar mbi 250 kostume për filma, më i njohuri i Richard Gere në ‘American Gigolo’.
Xhaketa Bomber
Armani cilësohet babai i xhaketës Bomber, të cilën e krijoi duke u frymëzuar nga veshjet e policisë që kishte dizenjuar asokohe. Xhaketa u bë aq popullore sa kushdo ka një të tillë në gardërobën e tij.
Shtëpia Armani
Stilisti zotëron Giorgio Armani, Armani Collezioni, Emporio Armani, Armani Jeans, Armani Exchange, Armani Junior, Armani Casa, Armani Dolci, Armani Caffe, Armani Fiori, Armani Ristorante dhe Hotel Armani në Dubai.
Shitës ëmbëlsirash
Armani ka një linjë të veçantë të quajtur Dolci ku shet çokollata të shijshme, me forma elegante, të cilat prodhohen në Firence. Ëmbëlsirat Armani Dolci, përfshijnë çokollata unike që shiten si edicion i kufizuar për raste të tilla si Shën Valentini dhe Ramazani.
Stilisti më i pasur
Thuajse çdo vit biznesi i tij regjistron shitje të hatashme. Për vitin 2017 ai u rendit i pari në listën e stilistëve më të pasur me 6.6 miliard dollarë.
Kundër anoreksisë
Në vitin 2006, Armani refuzoi modelet anoreksike nga sfilatat e tij, duke u kthyer në një mbështetës sidomos ndaj emrave të njohur që shfaqin këtë problem.
Rikujtojmë, se teksa e gjithë bota i ka sytë nga Ukraina dhe luftës që po ndodh atje, të gjithë po mundohen që të solidarizohen dhe në një mënyrë apo në një tjetër të bëjnë diçka. Stilisti i njohur italian Giorgio Armani fiku para disa ditësh muzikën për të mbajtur shfaqjen e tij të modës në Milano në heshtje, në shenjë respekti për njerëzit e përfshirë në konfliktin ukrainas.