Disa sekrete që nuk i dinim më parë për fustanin e nusërisë së Princeshë Diana-s!

Anja Dervishi
06/08/2022

Kur Diana Spencer u martua me Princin Charles më 29 korrik 1981, bota priste me padurim për të parë fustanin e nusërisë që do të bëhej një nga më të famshmit e të gjitha kohërave. Vetëm 19 vjeçe, Diana ishte kthyer në një ikonë mode sa hap e mbyll sytë pasi u shpall fejesa e çiftit dhe ethet që rrethuan dasmën dhe atë që do të vishte Princesha e ardhshme pushtuan Britaninë dhe gjithë botën. Ndërsa martesa e tyre nuk do të zgjaste, imazhi i fustanit të nusërisë ekstravagant me mëngë të fryra të Diana-s ka qëndruar me fansat mbretërorë për dekada. Ja disa detaje rreth fustanit të saj…

Stilistët e saj të veshjeve fillimisht menduan se kërkesa për punë ishte një shaka

Ndërsa shumë prisnin që Diana të zgjidhte një shtëpi më të njohur britanike të modës për ditën e saj të madhe, David dhe Elizabeth Emanuel u zgjodhën përfundimisht për të stiluar fustanin e saj dhe dyshja në të vërtetë menduan se ishte shaka në fillim. Edhe pse çifti kishte bërë disa veshje për nusen e ardhshme në prag të dasmës, ata kurrë nuk prisnin të stilonin për një nga ngjarjet më të mëdha mbretërore në histori.

Fustani i Diana-s nuk ishte i bardhë

Me mëngë të mëdha të fryra, dantella dhe 10 mijë perla, fustani prej mëndafshi frymëzoi tendencat e nusërisë përgjatë viteve 1980 dhe kopje të pafundme u krijuan në mënyrë që nuset e ardhshme të merrnin stilin e saj.

Vello ishte më e gjata në historinë mbretërore

Familja Emanuel u nis për të bërë bujë kur ishte fjala për fustanin e Diana-s dhe ata sigurisht ia dolën, vello prej 7.6 metrash është më e gjata e çdo fustani mbretëror të dasmës në histori. Ndërsa hulumtonin fustanet mbretërore të dasmës, çifti mori vesh se vello më e madhe mbretëror ishte gjashtë metra, kështu që ata vendosën ta bënin një të tillë edhe më të gjatë.

Stilistët ishin të tmerruar për rrudhat e fustanit

Një nga aspektet e veshjes së Diana-s që kritikohet shpesh është se sa e rrudhosur dukej në ditën e saj të dasmës. Duke folur gjatë një speciale të ITV 2018 të quajtur “Ftesë në Dasmën Mbretërore”, Elizabeth tha se dyshja menduan se “do të rrudhosej pak”, por jo në atë masë sa ishte ndërsa Diana po udhëtonte për në kishë.

Ekzistonte një fustan rezervë që askush nuk e dinte

Kur bëhej fjalë për veshjen e Diana-s, ata nuk do rrezikonin, kështu që ata krijuan një fustan të dytë, të ndryshëm për çdo rast. Stili rezervë ishte i ngjashëm me origjinalin e Princeshës Diana, por pak më i thjeshtë; i mungonin të gjitha veshjet e dantellave dhe kishte mëngë më të shkurtra dhe bust të ndryshëm.

Diana e njollosi fustanin me parfum pak para dasmës

Diana zgjodhi ‘Quelques Fleurs’, një aromë romantike nga Houbigant, për ditën e saj të madhe. Megjithatë, parfumi i cili kërkon “më shumë se 15 mijë lule” për të krijuar një shishe, sipas markës, përfundoi në të gjithë fustanin e Diana-s vetëm disa minuta para se ajo të dilte.

Më shumë