Sapo hapni sytë konsumoni ujin që ka qendruar gjithë natën sipër komodinës?! Ky veprim nuk duhet të përsëritet më!
Një numër i madh njerëzish kanë zakon të pinë ujë në mëngjes, menjëherë pasi zgjohen. Ndoshta prindërit ju kanë thënë se është shumë e shëndetshme. Nëse e keni këtë zakon të çuditshëm, me siguri keni vënë re se uji ka shije të çuditshme. Ushqimi përmban sheqerna dhe proteina të cilat mund të preken lehtësisht nga mikrobet dhe të ndoten. Edhe pse uji i rregullt nuk përmban asnjë nga këto lëndë ushqyese dhe nuk ka asnjë shpjegim nga vjen shija e çuditshme në ujin që qëndronte në komodinë gjatë natës pranë shtratit tuaj.
Megjithatë, ka një sasi të madhe pluhuri dhe bakteresh që mund të mblidhen në atë gotë me ujë. Kur uji është i ekspozuar ndaj ajrit, ai thith dioksid karboni dhe një pjesë e vogël e atij CO2 shndërrohet në acid karbonik, që do të thotë se uji i ekspozuar ndaj ajrit ndryshon përbërjen e tij kimike. Pra, kur acidi i karbonit lëshon një ose dy protone dhe shndërrohet në karbonat ose bikarbonat, ai ul pH-në e ujit dhe ndryshon shijen e tij.
Uji në fakt nuk është i keq, por sigurisht ka ndryshuar shijen pasi ka qëndruar gjithë natën në komodinë dhe ka mbledhur baktere dhe pluhur nga ajri. Pasi ta lexoni këtë, me siguri do të mendoni dy herë nëse duhet apo nuk duhet ta pini. Pirja e ujit është tejet thelbësore për shëndetin tonë, pasi përfitimet prej tij janë të shumta.
Uji është shumë i rëndësishëm, pasi ruan jo vetëm ekuilibrat e lëngjeve në trup, por ndihmon edhe veshkat dhe ruajtjen e funksionit normal të zorrëve. Edhe pse këshillohet që një njeri të konsumojë nga 2 deri në 3 litra në ditë, ka disa momente kur nuk duhet të pini ujë. Fillimisht, kini parasysh se nëse keni ngrënë shumë, mos pini menjëherë ujë, pasi do t’ju bëjë të ndiheni më të fryrë. Prisni pak dhe pastaj mund të pini ujë.