Disa këshilla se si ta harrojmë përgjithmonë “atë”…

Anja Dervishi
17/08/2022

Kur është fjala për ndërprerjen e një lidhjeje dashurie, qarja e vazhdueshme dhe dëgjimi i këngëve romantike prej një kohe të gjatë janë shndërruar në demode. Ankesat e vazhdueshme dhe bisedat për ish-të dashurin nuk janë e vetmja mënyrë për ta harruar atë. Ja disa mënyra të cilat do t’u ndihmojnë ta harroni ish-të dashurin tuaj.

Shkoni me pushime

Shkoni në ndonjë vend të bukur, sa më larg që mundeni. Për një kohë largohuni nga qyteti. Dilni, kënaquni dhe ndjeni si është të jesh përsëri “e lirë”.

Dilni në evente

Me dalje nëpër evente të ndryshme festojeni ndarjen. Organizoni dalje me shoqërinë tuaj. Duke biseduar, duke dëgjuar muzikë dhe duke pirë, do të kuptoni se sa mirë është të jeni vetëm.

Hidhini gjërat e tij

Paketoni të gjitha CD-të, rrobat dhe të gjitha gjërat të cilat ua ka dhuruar dhe hidhini diku. Kur të jeni çliruar nga gjërat të cilat jua kujtojnë atë, do ta keni më lehtë ta harroni.

Festoni lirinë

Mbusheni një gotë vere të mirë, shikoni ndonjë film me aktorë seksi dhe humbuni në fantazi.

Dëgjoni muzikë ritmike

Dëgjoni ndonjë muzikë me zë të lartë, këndoni dhe bërtisni sa më shumë që mundeni. Edhe pse kjo nuk do t’u pëlqejë fqinjëve tuaj, ju do ta keni shumë më lehtë.

Ushtrohuni

Shkoni në palestër dhe shpenzojeni energjinë negative me ushtrime dhe do të ndjeheni më mirë.

Mos iu përgjigjni në telefon

Në asnjë mënyrë nuk duhet ta hapni telefonin nëse sa ai ju telefonon. Madje, në vend të emrit të tij të shënoni një epitet që do t’ju kujtojë se nuk i vlen të bisedoni me të.

Ndryshoni stilin

Shkoni në ndonjë sallon bukurie dhe ndryshoni modelin e flokëve tuaja. Blini rroba të reja. Mos bëni ndonjë ndryshim radikal, por shmanguni disi nga stili i mëparshëm, sigurisht që do të ndiheni më mirë.

Më shumë