Ngjyra që do të mbizotërojë këtë vit u përket grave me karakter të “hekurt”!

Marisa Karabeci
31/08/2022

Ngjyra e kaltër në rroba rrezaton energji të fortë, posaçërisht nëse dëshironi t’i vishni, apo i keni në gardërobën tuaj. Nëse i vishni shpesh rrobat me ngjyrë të kaltër, duhet ta dini që ato kanë energji shumë të fortë. Konsiderohet që zgjedhja e ngjyrës së kaltër mund të tërheqë lumturi në fusha të ndryshme të jetës, aq më tepër në atë të dashurisë.

https://www.instagram.com/p/Cd6stmpupHk/?utm_source=ig_embed&ig_rid=bd328663-8dd0-4158-ae44-0a5e90dae1a8

Posaçërisht ka tërhequr vëmendje më të madhe nuanca e kaltër falë promovimit të koleksionit të ri të shtëpisë së Modës Balenciaga, pastaj është bërë aktuale në fustanin e markës së sipërpërmendur kur në ‘Oscar’ u shfaq ylli televiziv Kim Kardashian.

Kjo ngjyrë moderne është sikurse nuancat e tjera trendi dhe është në gjendje të ngre humorin dhe vetvetiu mbështetet në trend-in e stilit dopamin të veshjes. Edhe pse nuanca e ceruleanit ende nuk e ka pushtuar plotësisht skenën e modës, deri tani nuk kanë mundur t’i rezistojnë adhurueset e shumta, ndërsa në raftet e markave të ndryshme do të gjeni lehtësisht shumë copa në këtë nuancë të theksuar blu.

https://www.instagram.com/p/CcNjJ-7s-D0/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b12ef822-797d-4dcc-a284-b702007cfc6f

Më shumë