Vesh gjithmonë ngjyra të ndezura, arsyeja që fshihet pas këtij vendimi të Mbretëreshës Elizabetë!
Mbretëresha Elizabeth II, përveç mbretërimit të saj të gjatë, njihet edhe për kombinimet e saj të veshjeve në të cilat tërheq gjithmonë vëmendjen. Dihet që mbretëresha ka rregulla të ndryshme sjelljeje që i përmbahet rreptësisht, megjithatë ngjyrat e ndezura nuk kanë të bëjnë me asnjë rregull. Ajo që është karakteristike vetëm për mbretëreshën është se çdo kombinim që mban ka numrin e vet unik që tregon rastin në të cilin është veshur.
Arsyeja që bëhet kjo është që ajo të mos ngatërrohet dhe që në dy evente radhazi të shfaqet e veshur me të njëjtën veshje. Shumëkush pyet veten pse ajo zgjedh gjithmonë ngjyra të ndezura. Thelbi i ngjyrave të spikatura është ta bëjnë mbretëreshën të dallohet në turmë, në këtë mënyrë çdo subjekt i saj do të jetë në gjendje ta shohë atë, pavarësisht sa larg janë prej saj.
“Ajo dëshiron të bie në sy dhe të jetë e dukshme, në mënyrë që njerëzit të thonë: “Unë pashë mbretëreshën” tha në një rast Sofia, kontesha e Wessex. Disa e përshkruajnë këtë si një lëvizje egocentrike, por pas çdo gjëje fshihet një histori shumë emocionale. Kur ajo mori fronin, Elizabeta u betua se do t’i shërbente popullit të saj dhe e mori rolin e saj shumë seriozisht që në fillim.
Duke veshur veshje të tilla që bien në sy, ajo i thotë çdo banori se është aty për të dhe se ai mund ta shohë. Rikujtojmë, se mbretëresha së fundmi ka kritikuar ashpër udhëheqësit botërorë në lidhje me trajtimin e krizës klimatike, duke pranuar se ajo është e irrituar nga individët që flasin, por nuk bëjnë asgjë. Këto deklarata, Mbretëresha i bëri në hapjen e parlamentit Uellsian në Cardiff.