Trendet e make up-it për sezonin e vjeshtës!

Marisa Karabeci
05/09/2022

Krahas veshjeve, ngjyrës së thonjve, modelit të flokve, ju mund t’i përshtateni tendencave të kësaj vjeshte edhe me truket e ndryshme që bëni në grim. Nga këshillat e shumta që marrin në rrjetet sociale, sot kushdo e ka mundësinë të lyhet si profesionist i vërtetë “make up”-i. Por cilat janë tendencat që do të mbizotërojnë këtë vjeshtë në grim? Njihuni me to:

1. Vetullat në nuancë të zbardhur dhe pa shumë angazhim.

Duket disi e guximshme, por vetullat në nuancë më të hapur dhe jo të theksuara janë një trend tanimë.

2. Shkëlqimi

Përdorimi i toneve një ngjyrëshe tek sytë tuaj. Tonet e koraleve janë më “IN” se kurrë. Një sy koral monokromatik është perfekt për një piknik në fundjave me miqtë tuaj apo edhe për një natë jashtë.

3. Element bizhuterish në grim, si për shembull gurë të vegjël te sytë.

4. Përdorimi i toneve në ngjyrë kafe, sa më natyralë dhe penel i hollë.

5. Buzët e kuqe.

6. Sy të tërhequr, ose siç njihen ndryshe “Fox eyes”.

7. Penel i dyfishtë.

Ndërkaq, rikujtojmë se mes qindra mënyrash për të rritur qerpikët, më të sigurta, më pak të kushtueshme dhe më të thjeshta janë ato që mund të bëhen në kushte shtëpie. E dini sa rëndësi kanë ushqimet që konsumoni në rritjen e shpejtë të qerpikëve?! Klikoni në këtë link. 

Industria e kujdesit ndaj lëkurës është e mbushur me kremra, serume dhe locione të pafundme, që pretendojnë se arrijnë gjithçka, nga largimi i njollave deri te zbardhja e ngjyrës së lëkurës suaj. Por një pikë që mbetet më e vështira për t’u trajtuar është zona poshtë syve, pasi kremrat e syve kanë tendencë të ofrojnë vetëm një rregullim të përkohshëm dhe jo një zgjidhje afatgjatë.

Më shumë