Si mund t’i ruajmë ushqimet për të siguruar jetëgjatësinë e tyre? Këshillat e duhura na i jep Dhurata Thanasi!

Marisa Karabeci
06/09/2022

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio themeluesja e “Luga e Argjendtë”, Dhurata Thanasi për të na folur më shumë rreth mënyrës se si të ruajmë ushqimet. Si mund t’i ruajmë ushqimet për të siguruar jetëgjatësinë e tyre? Ndërkaq, Dhurata na tregon:

Gjëja kryesore është ndarja e produkteve shtazore sepse janë delikate, aty aktivizimi i baktereve fillon menjëherë në varësi edhe të klimës që kemi, kushteve shtëpiake që ofrojmë. Të blihen produkte shtazore sa më pak dhe në mënyrë të rregullt. Të bëjmë një plan pune. Duhet që mishi të ndahet patjetër në racione dhe ta vendosim në frigorifer. Nëse do e gatuash ditën tjetër duhet ta vendosësh në pjesën e ftohtë të frigorierit dhe pjesën tjetër në ngrirje. Duhet një vend i ftohtë për produktet shtazore vetëm nëse ndodhemi në lartësi ku darka kalon në 2-3 gradë më shumë dhe mund t’i lëmë jashtë. Ne kushtet i kemi, nuk ka nevojë të blejmë 4 kile mish. Ti shkon te kasapi dhe blen çdo ditë. Përsa i përket frutave dhe perimeve, rrushi nuk duhet të vendoset me kumbullat afër. Mirë është t’i lëmë jashtë por të ndahen nga njëra tjetra. Molla ka aftësinë të ndikojë në frutat e tjera nëpërmjet asaj që çliron. Të ndahen ose të vendosen në enë që kanë ndarëse. Jo më shumë se 2-3 ditë sepse nisin dhe kalben. 

Çfarë ndodh me frutat që qëndrojnë gjatë në frigorifer dhe si të evitojmë këtë mbingarkesë të produkteve në kohë të gjatë?

Ndodh që i marrim frutat dhe perimet me një pamje shumë të mirë, blejmë shumë gjatë rrugës që kthehemi nga pushimet dhe humbasin ato muskujt dhe fibrat siç i themi ne. E mira është t’i vendosim në ngrirje dhe t’i bëjmë supë, t’i pastrojmë thellë dhe të krijojmë një lloj çorbë. Duke i zier dhe duke krijuar ndonjë lëng perimesh që duam ta pimë, me pak limon bëhet shumë e mirë. Bananet duhet të qendrojnë jashtë frutave dhe perimeve të tjera sepse vetprishen dhe e përçojnë dhe te frutat e tjera. I fusim në ngrirje dhe krijojmë një smoothie me pak kos. Frutat nuk humbasin vitaminat por thjesht humbasin soliditetin.

Më shumë