Kohët e fundit grimi përfshin ngjyra neoni, aksesorë të kristalta në sy dhe së fundmi, shumë eksperimente me penelin. I preferuari i momentit është peneli i padukshëm. Ka versione minimaliste të tij, por edhe shumëngjyrëshe, mjafton të keni dëshirën për të eksperimentuar. Për më tepër, peneli i padukshëm është trendi i momentit në TikTok, prandaj videot me të ka gjasë të bëhen virale.
Ndërkaq, krahas veshjeve, ngjyrës së thonjve, modelit të flokve, ju mund t’i përshtateni tendencave të kësaj vjeshte edhe me truket e ndryshme që bëni në grim. Nga këshillat e shumta që marrin në rrjetet sociale, sot kushdo e ka mundësinë të lyhet si profesionist i vërtetë “make up”-i. Por cilat janë tendencat që do të mbizotërojnë këtë vjeshtë në grim? Njihuni me to duke klikuar në këtë link.
Rikujtojmë, se një nga aksesorët e domosdoshëm për vajzat është edhe përdorimi i maskarës për të pasur qerpikë në formë perfekte. Qerpikët e kthyer tregojnë një pamje ndryshe dhe sy më të mëdhenj. Nëse jeni në nxitim apo kur udhëtoni nuk keni pasur mundësi të merrni çantën tuaj të make-up-it përsëri ka metoda që të rregulloni pamjen e fytyrës.