Çdo pamje e juaja ka nevojë për këto këpucë duke nisur që nga takat klastike e deri te atletet retro…
1.Këpucë klasike
Ka pak stile këpucësh me më shumë jetëgjatësi se sa ato klasike. Kombinohet bukur me funde dhe bluze trikotazh. Këtë sezon, shihni ngjyrën e kuqe ‘Cara’ të Gucci-t, modelin modern të Marni-t ose siluetën tradicionale të Tod-it në lëkurë të bardhë të pastër.
Gucci
£612.50
2.Çizme deri tek gjuri
Çizmet janë kthyer shumë në modë. Nëse do të investoni në një palë këtë sezon, sigurohuni që ato të jenë deri tek gjunjët, perfekte me një fund të shkurtër ose pantallona të gjera. Shihni çizmet e Valentino Garavani-t apo çizmet kafe të Attico-s.
Valentino
£1,158.33
3.Atlete retro
Si gjithmonë, kur bëhet fjalë për frymëzimin e atleteve, markat po shikojnë nga e kaluara. Për stilet që do të kombinohen gjithashtu me xhinset çelësi janë detajet nostalgjike dhe siluetat e ringjallura. Shihni “Flow” të Loewe-s të frymëzuar nga vitet ’70, me detajet e tij dhe bashkëpunimin shumëngjyrësh të Adidas Originals me Craig Green. Ose investoni në atletet ‘Replica’ të Maison Margiela, klasike moderne që do t’i vishni për vitet në vijim.
Loewe
£458.33
4.Taka shumëngjyrëshe
Takat jeshile të Bottega Veneta, një nga nuancat e preferuara të këtij sezoni. Mund t’i hidhni një sy edhe takave rozë të The Attico, janë fantastike dhe ju do dukeni si një princeshë.
Bottega Veneta
£650
5.Këpucë feste
Zgjidhni një palë këpucë me platformë të Valentino Garavani, ose këpucët prej argjendi të Versace. Ndërkohë, “Keyla” ikonë e Gucci-t rikthehet në super-platformën e viteve 1970. Për një këpucë që ndihet më afër një vepre arti, drejtohuni në D’Accori, stilet italiane janë krijuar për rehati.
Valentino
£700
6.Çizme të trasha
Çizmet e mëdha dhe të trasha janë një bazë e veshjeve tona vjeshtë/dimër dhe tani është koha për të blerë ato më të mirat. Proenza Schouler’s vjen me stilet më “IN” të sezonit ndërsa çizmet e Bottega Veneta japin ndikim të menjëhershëm. Ndërkohë, çizmet ‘Trip’ të Gucci-t janë tjetër nivel.