📣Java Evropiane e Lëvizshmërisë sapo filloi!🚲🛴🛹🛼
Java Evropiane e Lëvizshmërisë, si një projekt i përvitshëm i Komisionit Europian, synon përmirësimin e cilësisë së jetesës duke promovuar përdorimin e transportit publik, biçikletën e mjete të tjera alternative, dhe sigurisht ecjen.
Tema për këtë vit është “Lidhje më të mira”, dhe synon të nxjerrë në pah dhe të nxisë sinergjitë midis njerëzve dhe vendeve që ofrojnë ekspertizën, kreativitetin dhe përkushtimin e tyre për të rritur ndërgjegjësimin për lëvizshmërinë e qëndrueshme dhe për të promovuar ndryshime të sjelljes mbi lëvizshmërinë aktive.
Pesë shtyllat e kësaj teme janë:
- Njerëzit
- Vendet
- Paketa sensibilizmi dhe mbështetje
- Planifikimi & krijimi i politikave specifike mbi mobilitetin
Le të përdorim sa më pak mjetet ndotëse dhe të përqafojmë qasjet e reja të transportit që janë miqësore për ambientin.