Aktorja Lili Reinhart zyrtarisht ‘fytyra e re’ e Max Mara!

Marisa Karabeci
23/09/2022

Së fundmi, aktorja Lili Reinhart, e cila ishte e ftuar në shfaqjen e modës Max Mara SS23, u shpall njëkohësisht edhe fituesja e çmimit “Women in Film Max Mara Face of the Future Award”. Reinhart është një nga aktoret e reja më të njohura në Hollywood, e njohur më së shumti për rolin e Betty Cooper në serialin kult “Riverdale”.

https://www.instagram.com/p/Cife7ODrh9h/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8602e4d1-1350-476b-bc2b-ea96df44f0e3

Çmimi “Women In Film Max Mara Face of the Future” i jepet një aktoreje, një ikonë stili, e cila po përjeton një pikë kthese në karrierën e saj në industrinë e filmit dhe televizionit, me vëmendje të veçantë për kontributin e saj në komunitet. Si producente, Reinhart mbylli një marrëveshje ekskluzive televizive dhe filmash artistikë me ‘Amazon Studios’. Kirsten Schaffer, shefe ekzekutive e WIF tha se:

WIF është krenare të nderojë Lilin me çmimin “WIF Max Mara Face of the Future”, jo vetëm për stilin dhe talentin e saj por edhe për theksin që i vë shëndetit mendor. Lili përfaqëson gjeneratën e ardhshme, e cila është jashtëzakonisht e talentuar dhe e përkushtuar ndaj ndryshimeve shoqërore, duke e bërë atë personin e duhur në listën dinamike të grave që kanë marrë këtë çmim gjatë 17 viteve të fundit.

https://www.instagram.com/p/Ci01CKfsroo/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ea9e2044-0023-48f2-bb8f-c4a805ad4153

Ndërkohë në edicionet e kaluara çmimi u është dhënë personazheve të njohura si Zazie Beetz, Alexandra Shipp, Zoey Deutch, Natalie Dormer, Kate Mara, Rose Byrne, Hailee Steinfeld, Chloë Grace Moretz, Katie Holmes, Zoe Saldana, Elizabeth Banks, Ginnifer Goodwin, Emily Blunt.

Më shumë