Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike stilistja e njohur Rezarta Skifteri për të na folur më shumë për tendencat e reja të modës sa i përket këtij sezoni.
Si fillim, sa i përmbahemi ne etikës së veshjes ditët e sotme?
Unë mendoj që disa vite më përpara kemi qenë një kaos sa i përket veshjeve. Gjithmonë e më shumë arrijmë të kuptojmë balancën, një lloj ekuilibri sa i përket veshjeve. Dimë se ku ta veshim një veshje të caktuar. Instagrami është një rrjet i rëndësishëm ku të tregon se çfarë është ok, çfarë jo dhe t’i jep me shembuj. Njerëzit në këtë mënyrë janë të qartë dhe shohin shumë komoditetin. Të qenurit rehat dhe komod në rrugë është shumë e rëndësishme. Kanë më stil njerëzit tani. Moda duhet të të japë relaks jo ngërçe pra të ndihesh rehat me atë çfarë vesh. Shqiptarët nuk ndryshojnë më nga pjesa e Europës.
Tendencat e momentit të këtij sezoni cilat janë?
Me nisjen e shiut, na duhen pak ngjyra. E nisim me ngjyrat potente, sic është pinku. Do ta shohim fuqishëm këtë sezon në xhaketa, triko të ngrohta, pallto over size. Do të jetë ngjyra e shegës, nuancat e pinkut, e kuqja e ndezur. Këto do të jenë ngjyrat bazë të këtij sezoni. Ngjyra jeshila dhe nunacat e saj të forta, nuk mungon çokollata, kanella që prej 4 vitesh mbizotërojnë në çdo sezon. E zeza, nuk kemi ku të shkojmë pa të. Çdonjeri ka nga ne diçka të zezë në gardërobë. Këtë sezon janë materialet e lëkurës në modë. Palltot apo trikot over size janë të shkëlqyera, vajzat duken sensuale me së shumti. Linja over size është e frymëzuar nga gardëroba e meshkujve dhe është më në modë se kurrë. Brenda mund të ketë një veshje të ngushtë si kanotjere të bardhë të cilat do të jenë trend këtë sezon, me pantallona të lirshme. Një tjetër element janë korsetë. Janë trend, vishen sipër këmishave të lirshme për t’i dhënë efekt belit. Çizmet këtë sezon ndryshe nga sezonet e tjera, vijnë sipër gjurit deri në mesin e kofshës. Këto çizme tregojnë këmbën e gjatë dhe ajo që unë sugjeroj është që takat të mos shumë të larta. Takat me bazament janë shumë stil këtë sezon. Janë kostumet multikolore nga lejlaja, lemoni por jo më kombinim ngjyrash të tjera.