Lady Gaga ju “qeras” me një look ekstravagant të gjithë ju që keni mall për look-un e saj të viteve më parë!

Marisa Karabeci
22/10/2022

Ylli i muzikës pop Lady Gaga dukej e pabesueshme kur mbërriti në eventin luksoz të saj dhe Dom Perignon në Sheats Goldstein Residence në Los Angeles. Fituesja e çmimit Grammy tregoi një rikthim në stilin e saj ektravagant, pasi u shfaq në event me një fustan të zi saten me mëngë të fryra, me doreza lëkure të ngjitura në secilën mëngë dhe një detaj të madh harku në shpinë.

Gaga e kompletoi look-un e saj me një palë çorape rrjete të grisura dhe çizme me taka të zeza, ndërsa për aksesor kishte një gjerdan Chaumet me diamantë. Krijuesja e hitit ‘Bad Romance’ kishte vendosur një grim me sytë e theksuar dhe shkëlqyes të fortë në buzë, ndërsa flokët bjondë i kishte mbledhur topuz.

Ajo që ra në sy gjithashtu ishte se Gaga gjithashtu ka zgjedhur të ndjekë trendin më të fundit, atë të vetullave të bardha, të cilin së fundmi kanë nisur ta përqafojnë shumë emra të njohur të botë së showbiz-t. Rikujtojmë, se Gaga së fundmi është detyruar të ndërpresë koncertin i cili ishte edhe i fundit i turneut të saj në Florida pas një stuhie të fortë. Këngëtarja po përfundonte koncertin kur moti i keq përfshiu vendin. Ylli i muzikës me sytë me lot iu kërkoi falje fansave duke thënë:

Vërtet u përpoqëm ta përfundonim shfaqjen sonte në Miami.

Më shumë