“Dua më shumë Shqipërinë”, koncerti në kuadër të 110 viteve pavarësi

Megi Daci
26/11/2022

110 Vite Pavarësi i festojmë me “Dua më shumë Shqipërinë”.

Filharmonia e Kosovës do ta përmbyllë aktivitetin për muajin nëntor me pjesëmarrjen në koncertin “Dua më shumë Shqipërinë”, i cili do të mbahet nesër prej orës 19:00 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Kori i Filharmonisë do t’i bashkohet Korit dhe Orkestrës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit – Tiranë në drejtimin e dirigjentit Dritan Lumshi dhe me pjesëmarrjen e solistëve: Josif Gjipali, Kastrito Tusha, Vikena Kamenica, Adelina Paloja, Besa Llugiqi, Liridon Sadriu dhe Xheilo Hyseni.

Nëntori për Filharmoninë ka nisur me koncertin e Orkestrës Frymore në Obiliq në kuadër të programit “Filharmonia në lëvizje” për të vazhduar me koncertin e Orkestrës Simfonike ku u interpretuan uvertura “Coriolan” nga Beethoveni, Koncerti për piano në G-dur nga Raveli me soliste Anila Aliun dhe premiera botërore e “Simfoni epike” nga Fatos Qerimaj e ku në rolin e solistes u prezantua altoja Diellza Sylejmani.

Një koncert solemn me solistë nga të dyja anët e kufirit, Shqipërinë e Tiranë, me Korin dhe Orkestrën Simfonike të TKOB dhe Korin e Filharmonisë së Kosovës dhe Korin e Fëmijëve në Sheshin Nënë Tereza.

Ju mirëpresim!

Më shumë