Si ta kuptoni nëse jeni duke pritur binjakë…

Marisa Karabeci
28/11/2022

Nëse jeni në një pritje të ëmbël duhet të dini se ka disa dallime të vogla por të rëndësishme të cilat tregojnë se jeni duke pritur binjakë. Disa nga simptomat që tregojnë se po prisni binjakë janë të vjellat e mëngjesit, lodhja dhe shtimi i peshës trupore. Deri në fund të muajit të tretë, shumica e nënave që presin binjakë shtojnë midis 7 dhe 11 kilogramë, ndërsa nënat shtatzënat të cilat kanë një foshnjë shtojnë midis 4 dhe 9 kilogramë.

Kjo lidhet me nivelin e shtuar të Beta hCG-së. Beta hCG është hormoni i cili mund të gjendet në gjak dhe urinë që në ditën e 10-të pas ngjizjes. Niveli i tij rritet shumë shpejt dhe arrin kulmin rreth javës së dhjetë të shtatzënisë. Binjakët mund të shkaktojnë shtim të nivelit të hCG-së, më të lartë seç pritet. Si zbulohet shtatzënia e shumëfishtë? Mënyra e vetme dhe e sigurt që të zbuloni a do të lindni më shumë se një bebe përcaktohet me ultrazë.

Gjatë një ekzaminimi rutinë me ultratinguj, zakonisht zbulohet se bëhet fjalë për një shtatzëni të shumëfishtë gjatë tremujorit të parë. Ekografia është një mjet mjaft i sigurt për zbulimin e binjakëve. Ndërkaq, disa nga faktorët që rrisin shanset për një shtatzëni me binjakë janë trashëgimia familjare, shtatzënitë e mëparshme me binjakë, barnat për përmirësimin e fertilitetit, mosha dhe shtatzënitë e mëparshme të shumëfishta.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se konsumimi i alkoolit gjatë shtatzënisë mund të ndryshojë strukturën e trurit dhe të vonojë zhvillimin e trurit të foshnjës, sipas një studimi të ri. Shkencëtarët analizuan skanimet MRI të fetuseve, nënat e të cilëve kishin raportuar se kishin pirë alkool gjatë shtatzënisë së tyre, duke i krahasuar ato me skanimet e foshnjave, nënat e të cilëve nuk kishin konsumuar as 1% alkool.

Më shumë