Kujdes, mund të bëheni pjesë e një përvoje të pakëndshme! Mësoni si puthen njerëzit në vende të ndryshme të botës!

Marisa Karabeci
03/12/2022

Nëse jeni kurioze të zbuloni se si puthen dhe përshëndeten njerëzit në vende te ndryshme të botës ju bëjmë me dije se jeni ne artikullin e duhur. Italianët janë ndër popujt e rrallë evropianë të cilët me rastin e takimit ofrojnë faqen e majtë, ndërsa amerikanët në vend të puthjes përshëndesin me përqafim. Puthja e zakonshme në faqe apo përshëndetja me dorë me njerëz që nuk i njihni mund të shndërrohet në një përvojë të pakëndshme.

Në Kinë, është më mirë të zgjatni vetëm dorën kur përshëndeteni. Në Amerikën Latine puthja me rastin e takimit të parë është e zakonshme, ndërsa në Argjentinë në faqe puthen edhe burrat. Britanikët, gjermanët dhe suedezët janë disi më të ftohtë dhe më të mbyllur se banorët e jugut të Evropës. Në varësi të shtetit ndonjëherë edhe të qytetit, njerëzit puthen 1 herë, dy apo edhe edhe 8 herë, siç është rasti në Afganistan. Për shembull, në Sao-Paolo puthen dy herë, ndërsa në Rio-de-Janeiro një herë.

Në Egjipt puthen dy herë, ndërsa në periferi zakonisht tri herë. Ngjashëm është edhe në Iran, nga një deri në tri puthje. Parisianët këtë gjë e bëjnë dy herë, ndërsa në Provansë, regjioni më romantik në Francë puthen tri herë. Amerikanët përshëndeten me dorë dhe përqafohen, ndërsa në Gjermani përqafimi është më i shpeshtë se puthja në faqe. Në shumicën e vendeve puthet më parë faqja e djathtë, por jo në Itali, ku vlen “rregulli i anës së majtë”. Nuk dihet nëse është për shkak të buzëkuqit apo frikës nga infeksioni, por në shumicën e vendeve puthjet jepen “në ajër”.

Ndërkaq, mbajtja për dore, puthja në buzë dhe përkëdhelja janë vetëm disa nga veprimet me të cilat çiftet tregojnë dashuri në publik. Studimi i publikuar së fundmi në revistën ”The Journal of Sex Research” ka zbuluar që ekziston një motivim interesant pas kësaj sjelljeje. Arsyeja kryesore se përse ju e bëni këtë është për të përmirësuar imazhin tuaj para të tjerëve dhe për t’i treguar botës se çfarë personi mund të joshni në kuptimin romantik.

Më shumë