Koncerti simfonik “Violinçeli misterioz”, vjen me muzikën e autorëve të njohur botërorë
“Violonçeli misterioz” është këtë Janar në programin muzikor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Në vijim të koncerteve, që janë shfaqur deri tani, koncerti i radhës është mbrëmjen e datës 28 janar. Një koncert që vjen me muzikën e autorëve të njohur botërorë.
Thonë se violonçeli të jep ndjesinë e të pasurit dikë pranë, i cili kompozon për ty melodinë më të bukur!
Njëjte siç kompozoi Tchaikovsky suitën nr. Mozartiana, apo Shostakovich-i koncertin nr. për violonçel, apo siç shkroi Prokofiev-i simfoninë nr. , e po njësoj, orkestra simfonike e TKOB-së, dirigjuar nga maestro italian, Adriano Martinolli D’Arcy, dhe violonçelisti Petar Pejčić do të krijojnë magjinë e mistershme në skenën e TKOB-së, me koncertin simfonik “Violonçeli misterioz”.
Ju sjellim në vëmendje se koncerti simfonik “Violonçeli misterioz” do të shfaqet vetëm më 28 janar, prandaj duhet të nxitoni për të rezervuar vendin tuaj!
Biletat mund t’i tërhiqni çdo ditë, pranë Teatrit të Operës dhe Baletit, nga ora 10:00- 14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.
“Violonçeli misterioz” ka shumë mistere për t’ju zbuluar, ndaj ejani në Teatrin e Operës dhe Baletit!
Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
Instagram
Adresa: Sheshi Skënderbej, Tiranë