Nëse po kërkoni të rrisni fëmijë të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht, ka diçka të rëndësishme që duhet të bëni!

Marisa Karabeci
27/01/2023

Përqafimi luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin emocional, konjitiv dhe fizik të fëmijëve. Përqafimi i ndihmon foshnjat të ndihen të sigurt. Fëmijët kanë nevojë për dashurinë tuaj për t’u ndjerë të sigurt dhe një përqafim është mënyra më e mirë për t’i bërë ata t’ju besojnë.

Përqafimi i tyre tregon se ne i kuptojmë. Ata ende nuk dinë ende si të shprehin atë që duan dhe ndiejnë. Nëse janë të frikësuar, të uritur, të pasigurt, përqafimi juaj është ngushëllimi i tyre i vetëm. Edhe gjatë ndërrimit të pelenave, ata dëshirojnë përqafimin tuaj.

Përqafimi i bën ata të lumtur. Imagjinoni sa të lumtur ndihen këto krijesa të vogla kur janë ulur në prehrin tuaj dhe ju po i përqafoni. Përqafimi rrit sistemin e tyre imunitar. Ka shumë studime që vërtetojnë se përqafimi forcon sistemin imunitar. Përqafimi forcon lidhjen me ju. Kur ju mbani foshnjat tuaja në krahë, koha qëndron në vend dhe na lejon të lidhemi me fëmijët tanë dhe të jemi aty për ta. Ne lidhemi me ta emocionalisht dhe psikologjikisht.

Më shumë