Pse personazhi i Shrekut është muza e modës e kësaj dekade!

Anja Dervishi
31/01/2023

Gjatë vitit të kaluar apo edhe më shumë, jeshilja ka patur me të vërtetë ndikim të madh tek ne. Nga mgjyra e bizeles deri tek ngjyra e gjetheve dhe nuancat e nditshme, ngjyra e tokës ka përjetuar një rritje që nga fillimi i kësaj dekade të re. Ajo është ende e fortë, por nuancat po bëhen dukshëm më të errëta me kalimin e kohës. Dhe tani ja ku jemi, në momentin e pashmangshëm kur disa stilistë do të dëshironin që ju të visheni sikur sapo keni ‘dalë nga këneta’. Ndoshta po aq befasuese është se fytyra jozyrtare e këtij momenti, dhe më gjerësisht entuziazmi kulturor i udhëhequr nga gjenerata Gen Z, nuk është askush tjetër veçse ai, personazhi vizatimor i viteve 2000, Shreku.

Legjenda më e madhe dhe më e gjelbër skoceze që nga Nessie, Shrek dhe tregimi i tij i animuar me të njëjtin emër është ende duke lënë gjurmët e tij pas dy dekadash. Jo vetëm që filmi i vitit 2001 ka një kolonë zanore ikonë, por toni sarkastik i shoqëruar me një përrallë që të ngroh zemrën dhe sfidon normën e bukurisë pasqyron humorin ironik dhe antiperfeksionizmin e rinisë së sotme. Gjithashtu na kujton se të qenit vetvetja jonë më autentike është rruga përpara. (Siç sugjeron hiti “All Star” i Smash Mouth, i cili shfaqet në film, “vetëm yjet e rënë e thyejnë rutinën”.)

Ndikimi i Shrek-ut në kulturë, së bashku me popullaritetin aktual të utilitarizmin dhe veshjen e ngjyrave “natyrale” si jeshile dhe kafe, ka çuar në atë që ne do ta quajmë “trend”. Rritja e veshjeve teknike në mjediset urbane nuk duket se ka qenë e mjaftueshme për kërkuesit e aventurës; tani ne kemi veshur gjëra që i ngjajnë natyrës. Dhe me rritjen e veshjeve të rinovuara që kanë një shije më ‘fshatareske’ dhe të papërpunuar, Shrek-chic do të jetë një temë e madhe mode për pranverën dhe verën.

Disa stilistë kanë përfshirë një element jeshil në koleksionet e tyre për pranëverë-verë 2023; LOEWE prezantoi këpucë me teksturë myshku dhe bar që rritet nga palltot. Craig Green zgjodhi ngjyrë ushtarake nga koka te këmbët me pantallona të papërshkueshme nga uji dhe taka me thumba, ndërsa Reese Cooper® shtoi një bollëk xhepash për pjesët teknike, si dhe punimet me dorë me gjethe.

Mbreti utilitar Kiko Kostadinov shfaqi një koleksion të pjesëve të kthyeshme të frymëzuara nga sundimi osman i atdheut të tij, Bullgarisë. Ai prezantoi fijet e tërheqjes në kostum për një veshje të modifikueshme, me thekse si myshk të trikotazheve të rreckosura poshtë dhe atlete plot stil në bashkëpunim me ASICS.

Marka ekologjike dhe ambientaliste Collina Strada ka përdorur gjithmonë pëlhura të biodegradueshme. Koleksionet e saj përfshijnë në mënyrë rutinore elemente natyrore. Koleksioni pranëverë-verë 2023 përfshinte pantallona me shumë xhepa dhe pantallonave ushtarake, një bluzë të shkurtër të skalitur me fjalën “brokoli”, një çantë në formë brokoli dhe një fustan me sloganin “Keni qumësht?” në të.

Për koleksionin e saj vjeshtë-dimër 2023 të prezantuar në Milano në fillim të këtij muaji, JW Anderson tregoi një çantë në formë bretkose (një përparim nga tufa e pëllumbave vjeshtë-dimër 2023) dhe këpucë bretkosash në bashkëpunim me markën e çizmeve për fëmijë Wellipets. Me këto pjesë amfibësh, projektuesi e bëri atë që ishte një temë abstrakte e kënetës mjaft literalisht.

Gjithçka kthehet sërish tek Shrek. Nga pulovra e tij komode si Kiko Kostadinov dhe çizmet kafe te stili i tij i përgjithshëm i jetesës dhe dizajni i brendshëm, Shrek është një ikonë stili dhe figurë frymëzuese. Nuk është çudi që gjenerata Gen-Z po kërkon të përqafojnë papërsosmërinë dhe ta fusin atë atmosferë në stilin dhe veshjen e tyre të përditshme. Pra, sipas fjalëve të banorit tonë të preferuar të kënetës: “Kjo do të bëhet, gomar. Kjo do të bëhet.”

Më shumë