Art

“Italiae, nga Alinarët tek mjeshtrat e fotografisë bashkëkohore”, ekspozita e fotografisë bashkëkohore

Megi Daci
09/02/2023

Instituti Italian i Kulturës së Tiranës në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, prezanton një tjetër ndalesë të ekspozitës “Italiae. Nga Alinarët tek mjeshtrat e fotografisë bashkëkohore“, për të rrëfyer, përmes fotografisë, magjinë dhe diversitetin e Italisë, të peizazheveforcës krijuese dhe njerëzve të saj. E kuruar nga Rita Scartoni dhe Luca Criscenti, e lindur nga një nismë e Ministrisë Italiane të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe e krijuar nga Fratelli Alinari Idea SpA, ekspozita do të vendoset pranë Galerisë së Arteve në Shkodër nga data 10 deri më 28 shkurt 2023.

Përurimi i ekspozitës do të bëhet më 10 shkurt në orën 18.00 prannë Galerisë së Arteve Shkodër.

Një antologji e përbërë fotografish – 110 imazhe të marra nga arkivat historike dhe bashkëkohore – gjurmon një shekull e gjysmë histori, duke rikrijuar një galeri ideale portretesh dhe kujtimesh, të afta të dëshmojnë vitalitetin e jashtëzakonshëm të fotografisë italiane. Nga Alinarët, pionierë dhe protagonistë të një qasjeje ndaj artit dhe komunikimit përmes imazheve që shoqëruan ndërtimin e identitetit kombëtar, tek mjeshtrit e mëdhenj të fotografisë italiane të Nëntëqindës dhe fotografisë bashkëkohore. Nëpërmjet veprave të mbi 75 autorëve – nga Gianni Berengo Gardin tek Paolo Pellegrin, nga Gabriele Basilico tek Gian Paolo Barbieri, nga Luigi Ghirri tek Mario Giacomelli dhe Ferdinando Scianna, vetëm për të përmendur disa prej tyre – që kanë portretizuar Vendin e Bukur secili sipas mënyrës dhe interesit të vet.

“ItaliAE” shpaloset si një projekt ekspozitor i paprecedentë, i aftë të krijojë një dialog shpesh befasues mes fotografisë së djeshme dhe të sotme, si dhe mes teknikave shumë të largëta në kohë, nga kalotipi tek I-photography, nga autokromi i fillimit të Nëntëqindës tek Virtual Photyogrphy e sotme.

Ekspozita është e ndarë në tre seksione – Peizazhe, Vepra, Fytyra – secila në gjendje të përbëjë në vetvete një rrugëtim ideal gjeografik, historik dhe artistik, për të rrokur, në një larmi temash të shumëanshme, mutacionet e një Vendi në ndryshim të vazhdueshëm: Veri dhe Jug, qytet dhe fshat, punë dhe festa, traditë dhe inovacione, histori sociale dhe jetë kulturore.

Seksioni Peizazhe, e sheh Italinë nga këndvështrime të pazakonta, të riinterpretuara nga vështrimi pjesëmarrës dhe i përfshirë i mjeshtrave të mëdhenj të objektivit, për të treguar një peizazh që është i dallueshëm dhe i ndryshueshëm në të njëjtën kohë.

Puna e njeriut është në qendër të seksionit të dytë, ku Italia krijuese ngrihet në evolucionin e saj të trazuar: nga fabrika e makaronave deri tek eksperimentet moderne në sektorët bio-mjekësor apo aereo-hapësinor.

Seksioni përmbyllës i ekspozitës i kushtohet një interpretimi të ri ideal të traditës së madhe portretistike italiane, me fytyra dhe figura të ndryshme për nga epoka dhe krahina, mosha dhe shtresa shoqërore, të ˝kapura˝ dhe të përshkruara gjatë kohës së shkollës, asaj të punës apo kohës së lirë, subjekte të vetme ose së bashku, statikë apo në lëvizje.

“Thellimi dhe përhapja e njohurive dhe e dashurisë për artin dhe letërsinë”, është qëllim i rëndësishëm, të cilin Fondacioni, duke aktivizuar çdo bashkëpunim të mundshëm me institucione të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, e vijon përmes dhënies së çmimeve periodike, krijimit të një Arkivi historik, organizimit të konferencave, eventeve kulturore, seminareve studimore dhe grupeve të punës.

Fondacioni, i cili u bë funksional në vitin 1985 pas njohjes ligjore, u drejtua për një kohë të gjatë nga Luciano Bausi, ish-kryetar i Bashkisë së Firences dhe senator i Republikës. Aktualisht ai drejtohet nga Dr. Mariapia Cattolico.

Ekspozitën mund ta vizitoni nga e Hëna në të Premte ora 09:00 – 15:00 dhe të Shtunë ora 09:00 – 13:00.

Më shumë