Qendër Arti & Galeri “Zeta”

Silvia Tabaku
08/03/2021

Qendra e Artit dhe Galeria “Zeta” e filloi aktivitetin e saj në vitin 2007. Ajo është një organizatë jo-fitimprurëse e fokusuar në artet pamore që promovojnë praktika bashkëpunimi dhe profesionale me artistë dhe kuratorë, kërkues dhe kritikë, studiues dhe profesionistë të artit, në mënyrë që të kontribuojnë në krijimin e një skene aktive të artit bashkëkohor në Shqipëri. Qëllimi i kësaj galerie është të kultivojë dhe të promovojë artin bashkëkohor, nëpërmjet ekspozitave, prezantimeve, projekteve të bashkëpunimeve në nivel vendor, rajonal, ndërkombëtar si dhe aktiviteteve të tjera kulturore.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
qendrazeta.com

Adresa: Rruga: “Abdyl Frasheri”, Nd. 8, H. 7, Ap. 4, Tiranë

 

Info

Orari: Nga e hëna në të premte ora, 11.00-18.00/Të shtunën: 11.00-14.00.

Të tjera