Për ju që jeni alergjikë ndaj polenit…

Marisa Karabeci
22/03/2023

Sezoni i alergjive ndaj polenit është gati të fillojë. Shmangni kalimin e kohës jashtë. Njerëzit që janë alergjikë ndaj polenit duhet të mendohen dy herë përpara se të vendosin të largohen nga shtëpia. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që nuk duhet të dilni nga shtëpia, por përpiquni të mos dilni kur përqendrimi i polenit është më i lartë.

Sigurohuni që t’i ndërroni rrobat që keni veshur, sepse poleni mbetet në rroba. Mbani dritaret e shtëpisë tuaj të mbyllura gjatë ditës dhe sigurohuni që t’i ajrosni dhomat në mbrëmje. Lini dritaret e tjera të hapura për të qarkulluar ajrin. Lani kafshët shtëpiake. Larja e kafshëve shtëpiake mund të ndihmojnë në kufizimin e alergjenëve. Poleni mund të futet në gëzofin e tyre dhe në shtëpinë tuaj.

Rekomandohet që ta lani kafshën tuaj vetëm dy herë në javë gjatë sezonit të alergjive, pasi larja e tepërt mund të jetë e keqe për lëkurën e tyre.  Mbani një maskë. Nëse punoni jashtë, atëherë vendosni një maskë për të ndihmuar në filtrimin e polenit. Syzet e diellit parandalojnë hyrjen e polenit në sytë tuaj dhe gjithashtu mund të përdorni vazelinë për t’i lyer brenda vrimave të hundës për t’i mbrojtur ato nga poleni që hyn në traktin respirator.

Ndoshta nuk e besoni por disa njerëz janë alergjik ndaj të ftohtit. Alergjia ndaj të ftohtit mund të shkaktojë skuqje, kruajtje, ënjtje dhe urtikarie në zonat e lëkurës së ekspozuar që bien në kontakt me ajrin e ftohtë, ujin ose sipërfaqet e ftohta. Reagimi zakonisht ndodh brenda pesë deri në 10 minuta pas ekspozimit ndaj të ftohtit dhe mund të zgjasë rreth një deri në dy orë, sipas Qendrës së Informacionit Gjenetik dhe Sëmundjeve të Rralla.

Më shumë