Nuk po i përgjigjen mesazheve tuaja?! Para se t’i shkruani sërish, duhet të mësoni diçka!
Kur një person zhduket papritur nga jeta e një tjetri, ky i fundit krijon në mënyrë të pashmangshme ndjenjën e fajit. E vërteta është se nuk është pothuajse asnjëherë faji i atyre që vuajnë këtë sjellje të vrazhdë dhe jokorrekte. ‘Arti i zhdukjes’ dhe ndalimit të papritur të përgjigjes në telefonata dhe mesazhe, për psikologët dhe ekspertët, ka një emër. Ky qëndrim i bezdisshëm përkufizohet si ‘ghosting’, një term referuar figurës së fantazmës.
Dhe jo, nuk ka lidhje me shenjën e horoskopit të individit në fjalë. Janë 4 mësime për t’i dhënë një njeriu kur ai zhduket, sepse asgjë nuk duhet ta ndryshojë perceptimin për veten tonë. Është e rëndësishme të dini se shpesh këta janë personazhe të pakëndshëm, të cilët kanë gjëra të errëta për të fshehur. Nga ana tjetër nëse një person zhduket pa dhënë shpjegim, duke e ditur se po i shkakton shqetësim tjetrit, ai është egoist.
Nëse dikush nuk reagon ndaj mesazheve që ju dërgoni, më mirë hiqni dorë. Gjëja më e keqe absolute është të vazhdoni t’i shkruani, ose për ta fyer ose për t’i kushtuar çdo lloj vëmendjeje. Nuk ka asnjë justifikim në këtë pikë. Është thelbësore që të shkëputeni plotësisht dhe të shmangni idealizimin e këtij personi, në mënyrë paradoksale. Asnjëherë, as në një të ardhme të largët, njeriu nuk duhet të luajë nga distanca me idenë e rifillimit të bisedës.
Duhet të punoni me veten për të përvetësuar një koncept të rëndësishëm, për ta kaluar këtë informacion nga sfera racionale në atë emocionale. Për këtë është e dobishme të përsërisni me vete këtë fjali “Unë vlej më shumë se kaq”. Rikuperimi i krenarisë është i rëndësishëm. Në rastin e largët dhe fatkeq që ai njeri jobesnik kthehet, mohoni kontaktin në mënyrë absolute.