Një princeshë e vërtetë si Dua Lipa në eventin e Met Gala 2023…

Anja Dervishi
02/05/2023

Dua Lipa dukej fiks si një princeshë teksa mbërriti në Met Gala me një fustan të markës Chanel të shoqëruar me një gjerdan diamanti 100 karatësh. Këngëtarja e hitit “New Rules”, ishte mahnitëse në Chanel FW92 Couture, të ridizajnuar nga stilisti Lorenzo Posocco.

Met Gala 2023 u organizua si çdo vit në Muzeun Metropolitan të Artit në New York City të hënën në mbrëmje, me shumë të ftuar të famshëm nga bota e Hollywood-it. Fustani mahnitës i Dua-s i stiluar nga vetë Karl Lagerfeld – ishte zbukuruar me detaje bardh e zi dhe i kompletuar me xhufka në fund.

Teksa pjesa e sipërme me prerje të ulët theksonte dekoltenë e saj, ajo shtoi një gjerdan diamanti 100 karatësh të markës Tiffany & Co për një pamje tepër luksoze dhe plot klas. Ndërsa qëndronte në shkallët ikonike, fustani, i veshur fillimisht nga Claudia Schiffer për koleksionin e vitit 1992, e bënte Dua-n tejet të veçantë. Detaji më praktik në fakt, ishin xhepat tek fustani.

Që nga viti 1948, yjet janë ngjitur në shkallët madhështore të Muzeut Metropolitan të Artit në New York në ngjarjen vjetore të Met Gala. Këtë vit, tema e Met Gala ishte “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty”. Stilisti i ndjerë gjerman ishte drejtori kreativ për një kohë të gjatë i markës Chanel. Ai u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare në vitin 2019. Madje në këtë festë ka qenë e ftuar edhe macja e tij e dashur, Choupette.

Më shumë