Me këtë ushqim shtoni 1.5 kilogramë në katër vjet…

Marisa Karabeci
03/05/2023


Ushqimi që mban fronin për shtimin e kilogramëve është patatja dhe veçanërisht në formën e tyre të skuqur. Hulumtimi i kryer nga Shkolla Mjekësore e Harvardit dhe Shkolla e Shëndetit Publik studiuan zakonet e të ngrënit të mbi 120,000 vullnetarëve që morën pjesë. Përfundimi i shkencëtarëve ishte se konsumimi i këtij ushqimi në çdo formë kontribuon ndjeshëm në shtimin e peshës me kalimin e kohës.

Më konkretisht, brenda një periudhe katërvjeçare mund të shtoni 1.5 kilogramë duke ngrënë një pjesë shtesë me patate të skuqura. Përgjithësisht ushqimet e skuqura nuk ndikojnë aspak mirë në organizmin tonë. Patatet e skuqura nga ana tjetër mund të kenë një ndikim negativ në shëndetin mendor.

Një ekip hulumtues në Hangzhou, Kinë, zbuloi se konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të skuqura, veçanërisht patateve të skuqura, lidhej me një rrezik 12% më të lartë të ankthit dhe 7% rrezik më të lartë të depresionit. Megjithatë, ekspertët që studiojnë ushqimin thanë se rezultatet janë paraprake dhe nuk është domosdoshmërisht e qartë nëse ushqimet e skuqura po nxisin probleme të shëndetit mendor, apo njerëzit që përjetonin simptoma të depresionit ose ankthit iu drejtuan ushqimeve të skuqura.

Më shumë