Si ta pastroni në disa hapa të thjeshta termusin tuaj!

Marisa Karabeci
05/05/2023

Shishet e ujit të ripërdorshme ose termusët, kanë filluar të zënë gjithnjë e më shumë hapësirë në kuzhinat dhe jetën tonë. Është gjithçka që na nevojitet për palestrën, për ditët që jemi në arrati dhe për ekskursionet tona. Nëse dëshirojmë që të pimë 8-9 gota në ditë, atëherë një shishe e ripërdorshme në çantën dhe tavolinën tonë do të na ndihmojë që të arrijmë qëllimin.

Shishet e ripërdorshme, aq të përshtatshme dhe praktike sa janë, janë në fakt edhe një terren për bakteret, pikërisht sepse i përdorni çdo ditë. Idealja është ta lani me ujë dhe detergjentë çdo natë në mënyrë që të thahet plotësisht deri në mëngjes. Një herë në javë, në varësi të përdorimit të tij mund ta vendosni në lavastovilje për një pastrim më efikas. Megjithatë, përpara se ta vendosni në lavastovilje, sigurohuni që udhëzimet e përdorimit ta lejojnë, pasi mund ta dëmtoni.

Nëse shishja juaj ka një erë të pakëndshme, atëherë pastrojeni menjëherë. Lajmi i mirë është se mund ta neutralizoni brenda pak minutash duke përdorur ujë, uthull të bardhë dhe sodë buke. Mos përdorni uthull të zakonshme, pasi e bardha ka erën më të butë. Mbushni shishen 3/4 me ujë, 1/5 me uthull të bardhë dhe shtoni pak sodë buke. Mbyllni kapakun, tundeni dhe lëreni për të paktën gjysmë ore. Më pas shpëlajeni mirë dhe vendoseni me kokë poshtë që të thahet.

Më shumë