“Si Na”një krijim i veçantë, shkruar për albumin e Elvana Gjatës dhe përshtatur me historinë e dashurisë Kiara-Luiz!

Silvia Tabaku
07/05/2023

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj janë mjaft të suksesshme sepse që në ditët e para arrijnë të numërojnë me miliona klikime. Një ikonë e muzikës sonë padyshim. Një këngëtare mjaft e dashur për të gjithë publikun shqiptar dhe jo vetëm. Talenti i saj tashmë është i vulosur me hitet e saj.  Ajo do të zhvillojë në stadiumin Air Albania një koncert madhështor.

22 qershori nuk është thjesht një datë, nuk është thjesht një ditë por është një moment kyç i një udhëtimi muzikor në dy dekada. Një show në 360 gradë kështu që nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se t’ju themi bëhuni gati.

Mbrëmjen e kaluar ishte finalja e madhe e edicionit të dytë të Big Brother VIP. Para se të shpallej fituesi në mesnatë çifti më i dashur i publikut që u krijua brenda shtëpisë më të famshme kurorëzoi dashurinë në martesë. Ishte vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ai që kurorëzoi çiftin. Gjatë ceremonisë Kiara deklaroi se do të mbajë mbiemrin Ejlli. Çifti pranuan të gjithë betimet dhe i vendosën unazat njëri-tjetrit.

E ftuar specila e kësaj nate ishte edhe këngëtarja Elvana Gjata, e cila këndoi “Si Na” një krijim mjaft të veçantë shumë të bukur të shkruar për albumin e saj dhe i përshtatur për historinë e dashurisë së çiftit Kiara-Luiz.

Duke u kthyer edhe njëherë tek koncerti madhështor që artistja do të zhvillojë në stadiumin Air Albania zërat thonë se Elvana do të ketë në krahë edhe bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë gjatë këtyre 20 viteve. Vetë artistja krahas videos që postoi në rrjetin e saj social Instagram për koncertin shkroi:

Kam pritur shumë për ta ndarë këtë lajm me ju dhe më në fund mundem. Data 22.06 do të jetë një natë shumë e veçantë për mua, e shpresoj edhe për ju. Do të jetë një super show, një super atmosferë e me super miq. 22 Qershor në Air Albania Stadium, shumë muzikë në 2 dekada për të kënduar bashkë deri në kupë të qiellit. 

Më shumë