“Notre Dame de Paris”/ Përgatitjet e fundit për spektaklin e madh në stadium…

Silvia Tabaku
26/05/2023

Shfaqja e shumëpritur “Notre Dame de Paris” troket më 28 maj në stadiumin Air Albania.

Një nga historitë më mbresëlënëse të të gjithë kohërave vjen në një shfaqje të jashtëzakonshme. Në rolin e Claude Frollo dhe njëkohësisht si asistent regjisor i shfaqes Robert Marien tregon disa detaje për Top Channel.

“Është here e parë që e luajmë Notre Dame de Paris në një skenë kaq të madhe sa një stadium. Shpresoj që do të ketë shumë njerëz, dhe jam e sigurt që do të shijojnë shfaqen”, tha Robert Marien, asistent regjisor.Me muzikën e Riccardo Cocciante dhe tekst të Luc Plamondon, Notre Dame de Paris, zë vend në Parisin mesjetar dhe simbolit suprem, Katedrales Notre-Dame. Këtu rrëfehet drama tronditëse e Kuazimodos, një njeriu me aftësinë për të kufizuar, ndërsa lufton. për të kundërshtuar kujdestarin Claude Frollo. Roli i Esmeraldës do të interpretohet nga Elhaida Dani.

“Kjo shfaqe është për muzikën e mbrekullueshme, është për skenën gjigande. Balerinë, akrobatë, energji, dhe sigurisht emocion. Shumë pasion. Veçanërisht Elhaida e mbart këtë emocion. Ne kemi rënë të gjithë në dashuri me Esmeraldën, dhe Elhaidën”, tha ai.

Notre-Dame de Paris është një shfaqje muzikore e cila e bëri debutimin e saj të parë më 16 shtator 1998 në Paris. sipas Librit të Rekordeve Guinness, është shfaqja më e suksesshme ndonjëherë në vitin e parë të debutimit të saj. Pas Tiranës kasti do të udhëtojë ne New York.

“Unë jam pjesë e kastit. Luaj Frolon. Kasti përbëhet nga artistë madhështorë, shumë të talentuar. Kjo shfaqe io kushtohet bujarisë në skenë dhe ne e kemi këtë lloj cilësie, i gjithë kasti e ka”, shtoi më tej Marien.

Më shumë