Ardin Badiviku zbulon detajet e UNUM Festival: “5 DJ-të më të mirë që do të performojnë…”

Silvia Tabaku
01/06/2023

Për të katërtin vit radhazi është UNUM Festival që nis këtë fundjavë. I ftuar në Top Albania Radio ka qenë Ardin Badiviku i cili ka dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë super event.

Është një grup i të rinjve që kanë eksperiencë 15-20 vjeçare në fushën e industrisë së eventeve, entuziasmi është shumë i madh këtë vit duke pasur një feedback shumë të madh nga turistët e huaj, musafirët nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni. Po punojmë pandalim që ky edicion të jetë më i madh dhe më i mirë si në vitet e kaluara.

Edhe pse koha mund të jetë me shi nuk është menduar asnjëherë që të shtyhet si event?

Jo, asnjëherë në asnjë mënyrë. Ne do ta bëjmë edicionin e katërt nga data 1 deri me 6 qershor në Shëngjin të Shqipërisë. Duke sjellë mbi 95 DJ të muzikës elektronike, Dj më të mirë të muzikës elektronike, të cilët janë të shpërndarë në tre skena. Nga skena e plazhit, tek skena kryesore dhe tek skena e pishave. Muzika nuk ndalet në 24 orë. Kjo e veçon UNUMI-n.

Prenotimet për UNUM Festival kanë nisur që në muajin Janar me early bird ticket apo jo?

Po, të huajt janë gjithonë të parët që fillojnë me prenotime dhe rezervime të biletave. Kemi mijëra të huaj që do të vijnë ta vizitojnë dhe do të zbarkojnë në Shqipëri në Shëngjin. Do të kemi ekipet tona që do t’i presin në aeroport dhe do të mundësojnë edhe transportin.

Pse është zgjedhur Shëngjini?

Është pozitë gjeografike dhe ka qasje shumë të lehtë dhe të shpejtë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Ka disa aktivitete të tjera përveç muzikës?

Njerëzit mund të bëjnë plazh, mund të dëgjojnë muzikë, mund të bëjnë joga dhe aktivitete të ndryshme që bëhen gjatë ditës.

Më shumë