Nuk e keni vendosur akoma se ku do ta bëni dasmën? Po sikur të provoni hapësirën?!

Anja Dervishi
01/06/2023

Që t’ju shuajmë pak kureshtjen… e dinit që tani dasmat mund t’i bëni në hapësirë?! Epo, nëse mendoni që dasmat në Tokë janë bërë monotone, tani mund të martoheni edhe në hapësirë. Një kompani e udhëtimeve në hapësirë mund t’ju lejojë të bëni një dasmë në një vend shuumë të veçantë.

Kompania, e quajtur “Space Perspective”, po u ofron çifteve mundësinë për të kurorëzuar dashurinë e tyre në mënyrë të paharrueshme, duke i çuar të dashuruarit në orbitë nëpërmjet një “tullumbaceje” karboni me dritare gjigante për të shfrytëzuar sa më shumë pamjen e magjishme. Sipas Jane Poynter, bashkëthemeluese e “Space Perspective”, lista e pritjes për t’u martuar mes yjeve është tashmë vite dritë e gjatë.

Ne kemi pasur që tani njerëz që duan të jenë të parët që martohen në hapësirë, kështu që do të shohim se kush është i pari.

Kompania siguroi se anija e saj kozmike, Neptuni, ofron një përvojë marramendëse për të porsamartuarit. Neptuni do t’i ngrejë njerëzit nga toka me shpejtësi 12 mph, duke e bërë fluturimin hapësinor në thelb të sigurt për këdo që mund të fluturojë në një aeroplan me destinacion Tokën.

Sipas faqes së internetit, anija kozmike Neptuni ngrihet në hapësirë nga SpaceBalloon e kompanisë dhe nxitet nga hidrogjeni i rinovueshëm – pa raketa dhe asnjë gjurmë karboni të lidhur. Ato balona mbajnë kapsula të Neptunit, në të cilat çiftet mund të ulen dhe të shijojnë bukurinë e Tokës nga lart. Poynter vuri në dukje se qëndrimi i Neptunit i siguruar në SpaceBalloon është një ndryshim thelbësor nga udhëtimet e tjera në hapësirë.

Ndryshe nga të gjitha anijet e tjera kozmike ku pjesa e ekuipazhit ndahet nga një sistem fluturimi në mes të fluturimit dhe transferohet në një sistem tjetër fluturimi, kapsula e anijes kozmike Neptun mbetet e siguruar në SpaceBalloon gjatë gjithë udhëtimit nga ngritja në ulje, duke krijuar një fluturim të sigurt dhe të butë.

Faqja e internetit tha se teknologjia që përdor anija kozmike tashmë është “provuar”, pasi ajo është përdorur për dekada nga ekipet e NASA-s dhe agjencitë e tjera qeveritare për të “ngritur teleskopët kërkimorë dhe instrumente të tjerë të rëndë dhe të ndjeshëm”. Space Perspective u themelua nga dy ish-anëtarë të ekuipazhit të Biosphere 2, një strukturë kërkimore e sistemit të Tokës, e vendosur në Arizona, e cila fillimisht u ndërtua për të eksploruar potencialin e sistemeve të mbyllura ekologjike në mbështetjen e jetës njerëzore gjatë misioneve në hapësirë.

Vincent Bachet, drejtuesi dhe inxhinieri i zhvillimit të Space Perspective, shtoi se dritaret e Neptunit do të jenë “dritaret më të mëdha të fluturimeve në hapësirë”. Duke përdorur materiale hiperrezistente dhe një shtresë speciale anti-UV, bashkëthemeluesi dhe bashkë-CEO i Space Perspective, Taber MacCallum i quajti ato “pjesa thelbësore e përvojës”.

Çiftet që dëshirojnë të përjetojnë destinacionin unik të dasmës mund t’i bashkohen listës së pritjes në faqen e internetit të Space Perspective për fundin e vitit 2024. Sidoqoftë, mund t’ju duhet të rimendoni buxhetin e dasmës – çmimet fillojnë nga 125,000 dollarë për vend.

Më shumë