Pushimet verore po afrojnë dhe disa prindër do t’i çojnë për herë të parë të vegjlit e tyre në det apo në pishinat. Pikërisht për ta reduktuar shqetësimin e prindërve, një instruktore noti e certifikuar i paralajmëroi që të mos blinin rroba banje me ngjyrë të kaltër për fëmijët e tyre.
Nikki Scarnati shpjegoi në një video se mund të jetë shumë e rrezikshme nëse fëmijët janë të veshur me këtë ngjyrë. Ajo ka paralajmëruar prindërit me fjalët:
Mos i vishni fëmijët tuaj me kostume banje të kaltra. Shiko sa e vështirë është t’i shohësh ata nën ujë.
Dhe në video, ndërsa notonte, fëmija vërtet mezi duket. Dhe ishte po aq e vështirë për ta dalluar atë kur ishte duke notuar në pjesën e ndriçuar nga dielli të pishinës. Ashtu si veshjet me ngjyra të ndezura mund t’ju ndihmojnë të gjeni fëmijën tuaj në një turmë plot me njerëz, rezultatet e provës treguan se ngjyrat e ndritshme, neoni, duke përfshirë portokallinë e ndezur, të verdhën dhe të gjelbrën, ishin thelbësore për të dalluar një fëmijë në ujë. Ndërsa e bardha, e kaltra dhe ngjyra e hirtë janë më pak të preferuara, ka treguar një test i bërë nga Alive Solutions Inc.