Orkestra e zëvendësoi një javë para shfaqjes, zhgënjimi i violonçelistit Holgen Gjoni

Silvia Tabaku
04/06/2023

Fituesi i Çmimit të parë në koncertin e violonçelit të Konservatorit të New England. I vlerësuar për “seriozitetin dhe thellësinë e një solisti autentik koncerti”, Holgen Gjoni ka një reputacion si një nga violonçelistët më të kërkuar të brezit të tij dhe ka interpretuar si solist dhe recitalist në të gjithë Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi.

Së fundmi ai është rikthyer në Shqipëri dhe rrëfen për Artkand me Jetona Koçibellin, se Orkestra e RTSH e zëvendësoi një javë para shfaqjes, me një violonçelist tjetër francez.

“Kam marrë një ftesë nga ish drejtori artistik i asaj kohe Z. Aristidh Prosi, për të luajtur si solist në orkestër. Me ardhjen e menaxherit tjetër Z. Vlorent Xhafaj koncerti jo vetëm që nuk riprogramohet, por realizohet me një tjetër program më 18 maj 2023, dhe me një tjetër solist, me një solist francez. Ndërkohë qe unë kisha një vit korrespodencë me ta’”, shpjegon Gjoni.

Më shumë