Ah, pushimet verore. Hoteli është rezervuar dhe ju jeni gati për tu nisur. Çfarë lloj klime duhet të prisni? Po sikur të kaloni nga pishina në darkë? Edhe restoranti ka një kod veshjeje. Mos kini frikë, MR PORTER është këtu për t’ju ndihmuar. Më poshtë, është udhëzuesi ynë për veshjet që ju nevojiten gjatë pushimeve tuaja këtë verë.
1.Çfarë duhet të vishni në aeroport
Merrni parasysh rrobat që do të vishni në aeroport. Do të jeni të ngecur në fluturimet në distanca të gjata dhe gjithë lodhjen e pritjes para se të hipni në avion. Një pallto e gjatë e gjerë në një ngjyrë neutrale, pantallona nga Loro Piana, bluze nga The Row, ah mos harroni edhe kufjet dhe jeni gati. TOM FORD, Loro Piana dhe Brunello Cucinelli janë shoqëruesit idealë të udhëtimit.
2.Në një udhëtim hiking
Vishni bluzen dhe pantallonat nga Satisfy, xhaketën najloni blu të ndezur të DISTRICT VISION, kapele, termusin sigurisht me vete dhe do dukeni mrekullisht bukur.
3.Vizitë në qytet
Ju duhen patjetër një palë atlete të Common Projects, xhaketë nga Loro Piana, një bluze nga Agnona dhe pantallona nga Barena. Qyteti do ‘çmendet’ pas jush.
4.Në plazh
Panatallona të shkurtra të Tom Ford, kanotjere nga Bottega Veneta, këmishë nga Eleven Eleven dhe një palë shapka nga Officine Creative.
5.Jashtë për darkë
Ju duhet kostumi super klasik nga A Kind Of Guise, një bluze posht nga Canali dhe një palë këpucë nga MR P.