Pantallonat e shkurtra dhe bluzet me mëngë të gjata, kombinimi më i nënvlerësuar!
Pantallonat e shkurtra janë një pjesë e preferuar në garderobën e të gjithëve, zakonisht të rezervuara për ditët e nxehta të verës. Një stil i veçantë po na bie në sy, pantallonat e shkurtra me bluze me mëngë të gjata. Është një mënyrë tjetër për t’iu qasur veshjes trans-sezonale dhe një rrugë për të veshur pantallonat e shkurtra në pranverë dhe në vjeshtë, gjithashtu.
Në vitet 1980 dhe 1990 nisi kombinimi i pantallonave të shkurtra me bluze me mëngë të gjata nga personazhe të ndryshëm të botës së showbiz-it ndërkombëtar dhe jo vetëm. Megjithatë, për disa mund të duket paksa e sikletshme për t’u stiluar. Paul Mescal dhe Justin Bieber kanë dalë shpesh në publik me këtë stil veshjeje. Për performancën e tij në Coachella këtë vit, Bad Bunny veshi të njëjtën gjë.
Sezoni i pantallonave të shkurtra erdhi herët këtë vit. Është ndoshta çështja e vetme më e diskutueshme në stilin e meshkujve, a duhet të veshin pantallona të shkurtra meshkujt e rritur? Për këtë qëllim, ne kemi krijuar një udhëzues përfundimtar, me pesë pika për ti veshur ato siç duhet. Ndërkaq, komoditeti në avion është një prioritet për pasagjerët. Mirëpo, sipas një punonjësi me përvojë, ka një veshje që nuk duhet të futet kurrë në valixhen tuaj dhe ato janë pantallonat e shkurtra. Të veshurit pantallona të shkurtra në avion mund të mos jetë ideja më e mirë. Një nga shqetësimet kryesore të ngritura nga ai është pastërtia.