Për një vend pune pa stres, ka një ngjyrë që mund t’ju vijë në ndihmë!

Anja Dervishi
22/06/2023

shtë shumë e mundur që të kapërceni stresin dhe ankthin me ngjyra. Kjo quhet kromoterapi, një disiplinë holistike që aplikohet shpesh në botën e dizajnit të brendshëm.

Disa tone njihen vërtet për efektin e tyre qetësues dhe relaksues, ndërsa të tjerat kanë rolin të na emocionojnë dhe na japin energji. Siç është vërtetuar shkencërisht se hapësira jonë e jetesës ndikon në gjendjen tonë shpirtërore, të dyja shkojnë domosdoshmërisht krah për krah me njëra-tjetrën.

Në zyrë, ku presioni dhe stresi shumë shpesh sundojnë, duket e rëndësishme të zgjedhim ngjyrat që do të na relaksojnë, për të rritur përqendrimin dhe për të nxitur produktivitetin, të gjitha me një ton të qetë. Kur bëhet fjalë për arritjen e një atmosfere paqeje dhe qetësie në hapësirën e punës, psikologia mjedisore Sally Augustin në rubrikat e ‘The Healthy’ sugjeron që të shmangim ngjyrat e ngrohta që stimulojnë shqisat më shumë seç duhet, por të zgjedhim tonet e ftohta. Njëra rekomandohet veçanërisht.

Nuk do të ishte askush tjetër veçse bluja, e cila besohet se ndihmon në kontrollimin më të mirë të nervozizmit dhe përmirësimin e përqendrimit… por kjo nuk është e gjitha. Studimet shkencore kanë treguar se bluja, veçanërisht bluja e akullt, ka fuqinë mahnitëse për të ulur presionin e gjakut dhe për të ngadalësuar rrahjet e zemrës.

Më shumë