Një koncert i përbashkët me këngë e valle popullore i titulluar “Ne jemi Një”, do t’i bëj bashkë Ansamblin Popullor të Shqipërisë dhe Ansamblin e Kosovës “Shota” nesër në ambientet e TKOB.
TKOB përmes një njoftimi për opinion, bën të ditur se trashëgimia e përbashkët do të kremtohet me këngë e valle si një festë për kulturën popullore.
“Shqipëri e Kosovë bëhen NJË me koncertin e Ansamblit Popullor në bashkëpunim me Ansamblin e Kosovës ”Shota”!
Si një aset i çmuar, trashëgimia jonë e përbashkët do të kremtohet me valle e këngë popullore, nën idetë e Alban Tahirit, me udhëheqjen artistike nga Ansambli “Shota”, Ylber Asllanaj, dirigjimin e Vladimir Hasimit, përkujdesin e koreografes sonë Brikena Aupaj dhe atij të “Shotës”, Alfrim Alshiqi.
Le të festojmë kulturën popullore!
Koncerti i përbashkët “Ne jemi Një”, mbahet më 29 qershor, prej orës 20:00, në Teatrin e Operës dhe Baletit.