Jeni gati për “Gjon Mili, Jazz & Blues Festival”? Njihuni me artistët që do të performojnë në Tiranë dhe Korçë

Megi Daci
10/07/2023

Në datat 12, 13, 15, korrik vjen në Tiranë festivali “Gjon Mili, Jazz&Blues”.  Shfaqjet më 12 dhe 13 do të zhvillohen tek Instalacioni Reja në kryeqytet dhe do të jenë të hapura për publikun, ndërsa më 15 korrik në Korçë.

“Gjon Mili Jazz & Blues Festival” synon promovimin e figurës së Gjon Milit, si e vetmja urë lidhëse që kombi shqiptar ka me muzikën Jazz në periudhën e saj më të artë, duke e bërë pjesë të Trashëgimisë Kulturore dhe Artistike të Shqipërisë. Zhvillimi i festivalit ka për qëllim të nxisë aktivitetin artistik dhe krijimtarinë në muzikën Jazz dhe Blues, duke motivuar muzikantët e rinj shqiptarë me anë të shkëmbimit artistiko – kulturor me muzikantë kombëtarë dhe ndërkombëtarë me eksperience.

Artisti shqiptar Gjon Mili, si mjeshtër dhe novator i fotografisë, ka kontribuar në të gjitha fushat sociale dhe kulturore në Shtetet e Bashkuara dhe, si rrjedhojë, në mbarë botën. Si muzikant amator (luante oboen), ai pati një lidhje të veçantë me muzikën Jazz dhe arriti të dokumentojë tranzicionin midis dy periudhave më të rëndësishme të saj, Sëing Era dhe Modern Jazz.

Grupet pjesmarrëse në që do performojnë në festival janë si më poshtë:

Grupi finlandez “Pylkkanen Nu Botega dt 12 korrik
Pekka Pylkkanen saksofon
Adam Pache
Roberto Tarenzi
Kimon Karoutzos

Grupi “Kejdi Barbullushi Trio”, 12 Korrik
Kejdi Barbullushi- Kitarë
Nesim Maxhuni- Bateri
Ilir Bajri- Piano Elektrike

Grupi “Just Trio” 13 Korrik
Roni Gjura
Emiljan Dhimo
Mateos Gjipi

Grupi Austriak “TechRider – Julie Island guitar-trio” 14 korrik dhe 15 Korrik
Martin Bayer, Kitarë
Andi Tausch, Kitarë
Kenji Herbert, Kitarë

Grupi “Ermal Rodi Quartet” datë, 14 Korrik dhe 16 Korrik

Ermal Rodi- Saksofon
Angjelin Toma- Kitarë, Bas
Besjan Heri- Bateri
Kejdi Barbullushi Kitarë

Grupi “Philippos Nakas Big Band Selanik” 16 korrik

Grupi “Ivanov Quartet”
Ivan Ivanov – Tenor, soprano saksofon
Gordan Spasovski – piano
Andrea Mirchevska – doubleBass
Slavko Kocev – Bateri.

Më shumë